/2L ONLINE/ – Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për punën e institucioneve të komunës së Gjilanit për vitin 2014, ka konstatua se janë bërë shkelje të drejtpërdrejta ligjore dhe parregullsi të shumta që kanë ndikuar drejtpërdrejt në menaxhimin e buxhetit komunal dhe në shpenzimin e parave të qytetarëve, në formë të pa kontrolluar dhe pa monitorimin e kërkuar sipas ligjit mbi financat.
Kështu thotë Riad Rashitj, anëtar i Kuvendit komunal nga radhët e PDK-së, ku sipas tij, auditori ka bërë konstatime dhe rekomandime të cilat nuk janë implementuar nga qeverisja komunale. Njëra ndër to është regjistri i pasurive fikse ende nuk është plotësisht i besueshëm dhe ka kërkuar nga kryetari i komunës që të bëjë veprimet e nevojshme për të prezantuar drejt dhe të vërtetën për pasurinë e komunës së Gjilanit për vitin 2015. Vërejte serioze ka dhënë edhe për mos shqyrtimin dhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga auditimi, në veqanti për ngritjen dhe cilësinë e kontrolleve të brendshme.
Siç bënë të ditur Rashiti, Komuna e Gjilanit sipas raportit të auditorit, ka bërë shkelje serioze të ligjislacionit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale. Nuk ka pasur kontroll nga të hyrat e dhënies n shfrytëzim të pasurive komunale. Prokurimi publik është kërkuar që të përmirësoj planifikimin vjetor të prokurimit dhe të minimizojë procedurat e kuotimit.
Duke kërkuar një monitorim më efektiv për subvencionet e dhëna si dhe duhet të rritet roli i Auditimit të Brendshëm dhe Komitetit të Auditimit, në mënyrë që të përmirëson cilësinë e kontrolli të brendshëm.
Sipas Rashitit, vërejte është dhënë edhe sa i përket raportimeve ndaj menaxhmentit të lartë, ku takimet e kryetarit të komunës me stafin e tij nuk kanë kordinuar veprimet dhe procesin e vendimmarrjes.
Komuna kishte zhvilluar procedura të hapura me ankand publik për dhënien në shfrytëzim për një periudhë 5 vjeçare të hapësirave publike për parkingje komunale. Fitues i ankandit ishte kompania “S.O Bezi” pasi që kishte ofertuar çmimin më të lartë vjetor 54,120€ për hapësirat 6,600 . Më vonë, bazuar në një kërkesë nga kompania komuna me një aneks kontratë kishte ndryshuar marrëveshjen fillestare dhe kishte ulur çmimin vjetor nga 54,120€ në 20,520€. Ky ndryshim i çmimit është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 4, dhe 5 të ligjit për Dhënien në Shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme Komunale (04/L-144), thotë tutje Rashiti në emër të PDK-së.
Ai bënë të ditur edhe se objektet komunale të dhëna me qira nuk u janë nënshtruar ligjit 04/L-144. Në vend të kësaj, komuna ka bërë kontrata të përkohshme me shfrytëzuesit, deri në zhvillimin e procedurave të parapara sipas ligjit. Gjithsej 35 kontrata ishin lidhur përkohësisht me shfrytëzuesit deri në zhvillimin e procedurave të hapura sipas legjislacionit.
Nga testimet e 10 mostrave të qirasë, është vërejtur që tetë nga shfrytëzuesit e pronave, nuk i paguajnë plotësisht dhe rregullisht obligimet e tyre ndaj komunës. Përkundër që ishin ngritur disa padi dhe dërguar disa vërejtje ndaj qiramarrësve, ato nuk kishin pasur ndonjë efekt në ngritjen e inkasimit, gjë që ka rezultuar edhe me rritje të llogarive të arkëtueshme.
Më tej Rashiti thekson:
Rreziku Ndryshimi thelbësor i kontratave publike ka rezultuar me humbje financiare për 2014 për komunën për 33,600€. Ndërsa për periudhën 5 vjeçare potencialisht humbja mund të jetë 168,000€. Mos zbatimi i legjislacionit për pasuritë komunale rezulton me trajtim jo të barabartë të operatorëve, mos transparencë dhe dëmtim të interesit publik. Ekziston rrezik i vazhdueshëm që raste të tilla përçojnë mesazhe të gabuara në publik dhe që të krijohen precedent ku operatorët kërkojnë ndryshim të kushteve esenciale, dhe inkurajojnë operatorët të mos kryejnë obligimet financiare ndaj komunës.
Rekomandimi 4 Kryetari duhet të siguroj se ligji dhe rregulloret relevante për dhënien në shfrytëzim të pasurive komunale gjejnë zbatim të plotë dhe që sa më parë të zhvillohen procedurat e nevojshme për dhënien në shfrytëzim të pasurive komunale. Ndryshimi i çmimit të kontratës publike fillestare me aneks kontratë duhet të rishqyrtohet, dhe rastet e tilla nuk duhet të përsëriten. Kryetari duhet të inicioj një hetim të këtij rasti dhe masa të nevojshme administrative ose /dhe ligjore duhet të ndermirën.
PROKURIMI
Gjithsej 120 procedura të prokurimit ishin zhvilluar, përfshirë edhe ato të anuluarat duke arritur në 5,590,517€ shpenzime të kryera përmes prokurimit. Një numër procedurash të prokurimit nuk ishin paraparë në planin e prokurimit për arsye të planifikimit jo të mirë dhe mospërputhjeve ndërmjet nevojave dhe planeve fillestare.
Nga shqyrtimi i 16 kontratave ne kemi identifikuar një sërë dobësish të përbashkëta, të cilat kanë pasur ndikim mbi secilën kontratë të rishikuar. Në veçanti, kontrollet menaxheriale nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive për të parandaluar çështjet e mëposhtme:
E gjetura — Ka pasur një numër të konsiderueshëm të rasteve tek mallrat dhe shërbimet ku ishin aplikuar procedura për kuotimin e çmimeve me qëllim të shmangies së procedurave të hapura. Ato ishin iniciuar dhe zhvilluar në të njëjtën kohë dhe me të njëjtit operator ekonomik. Disa raste kishin të bënin me: Furnizim me Teknologji Informative ishin zhvilluar gjashtë procedura me të njëjtën kompani që së bashku arrinin shumën 30,990€; Për shërbimet e pastrimit tri procedura në shkollat që së bashku arrinin 21,000€. Dhe për furnizim dhe montim të kamerave në dy shkolla fillore që së bashku arrinte 16,212€; dhe
Në dy raste të prokurimit, disa dokumente standarde nuk ishin nënshkruar nga zyrtarët pjesëmarrës në proces të prokurimit. Ato ishin deklaratat nën betim nga komisioni vlerësues dhe raporti i ri-vlerësimit të tenderëve nga anëtarët dhe menaxheri i njësisë së prokurimit.
Dhënie e kontratës operatorit të pa përgjegjshëm sipas kërkesave të tenderëve – Prioriteti i lartë
E gjetura Kontrata për “Furnizim me Teknologji Informative” për nevoja të Drejtorisë së arsimit në shumë prej 9,900€ i ishte dhënë operatorit të pa-përgjegjshëm i cili nuk kishte plotësuar kërkesën e dosjes së tenderit për pagimin e tatimit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Vërtetimi i ofruar i datës 04.11.2014 tregonte se operatori ekonomik kishte obligime ndaj ATK-së.
Rreziku Dhënia e kontratave operatorëve të pa përgjegjshëm në kundërshtim me legjislacionin e prokurimit publik dhe kërkesat e tenderëve mund të shpie në çmime më të larta, vonesa në proces si rezultat i ankesave dhe humbje financiare.
Kryetari duhet të shqyrtojë arsyet përse kontrata i është dhënë operatorit të pa përgjegjshëm. Një monitorim më i shtuar nevojitet ndaj komisioneve të vlerësimit për të siguruar një vlerësim të drejtë dhe sipas kërkesave ligjore.
Subvencionet dhe Transferet
Monitorim i dobët dhe mungesa e raportimeve financiare kthyese – Prioritet i mesëm
E gjetura Ndikimi i rezultateve të subvencioneve jo gjithmonë ishin monitoruar dhe raportuar tek menaxhmenti. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk posedon në masë të mjaftueshme raporte narrative financiare dhe dëshmi relevante nga përfituesit që të konfirmoj se subvencionet kanë arritur qëllimet e parapara dhe kanë prodhuar rezultatet e pritura. Asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë për të siguruar këto raporte.
Rreziku Monitorimi i dobët dhe mungesa e raporteve për arsyeshmërinë e shpenzimeve, nuk ofron sigurinë e duhur se fondet e dhëna janë shfrytëzuar konform projekt propozimeve dhe qëllimit të ndarjes së subvencioneve.
Rekomandimi 7 Kryetari të siguroj se subvencionet monitorohen nga zyrtarët komunal dhe se rezultatet nga ky proces raportohen formalisht tek Menaxhmenti. Kërkesat për raportim rreth mënyrës së shfrytëzimit të mjeteve duhet të theksohet në vendimet për subvencionim. Aty ku kërkesat e raportimit nuk respektohen, masa adekuate duhet të ndërmerren.
Realizimi i rekomandimit….Pjesërisht sepse edhe më tutje ekzistojnë subvencione për të cilat nuk është raportuar dhe kanë munguar monitorimi i shpenzimit të mjeteve dhe rezultateve të pritura.
Në fund të vitit 2014 Llogaritë e Arkëtueshme ishin 10,657,670€ një rritje prej afër 9% nga viti 2013. Llojet kryesore të LL/A ndaj komunës janë a) tatimi në pronë; b) taksat komunale; c) qiraja dhe d) lejet e ndërtimit.
Edhe pse të Arkëtueshmet ishin rritur nga vitet e mëhershme, komuna nuk ka hartuar ndonjë strategji konkrete praktike për mbledhjen e borxheve të saj, e as nuk kishte ndërmarrë ndonjë veprim qoftë për të nxitur apo për të sanksionuar ata që nuk janë të përgjegjshëm financiarisht ndaj komunës. Kjo ka rezultuar në një buxhet të pa realizuar dhe që komuna të mos arrij të maksimizoj mundësitë e saj investuese. Llojet kryesore të të arkëtueshmeve kishin të bënin me: a) tatimin në pronë 8,546,930€; b) licencat e veprimtarisë së biznesit 1,825,270€; c) qiraja nga prona dhe objektet 252,070€; dhe nga partneritet publiko private 33,400€. Përderisa niveli i arkëtimit tek tatimi në pronë dhe lejet e ndërtimit qëndron më mirë, tek pjesa tjetër, arkëtimi mbetet relativisht i ulët. Vetëm 50% e planit për taksat komunale për vitin 2014 është realizuar.
Realizimi i rekomandimit….Pjesërisht sepse edhe pse një taskë forcë ishte themeluar, puna e ndërmarrë ishte tejet e limituar
Suficiti prej 841,300€ i të hyrave vetjake të pa shpenzuara në vitin 2014, që janë bartur në vitin 2015, tregon për një menaxhim jo-efikas të borxheve. Asnjë sqarim i arsyeshëm nga ana e Komunës nuk është dhënë ndaj nivelit të lartë të suficitit
Niveli i adresimit të rekomandimeve të auditimit të brendshëm nuk ishte i kënaqshëm. Raporti i monitorimit të rekomandimeve të AB tregon se vetëm 51% e rekomandimeve të dhëna ishin adresuar plotësisht, 19% pjesërisht dhe 30% nuk ishin adresuar ende. Edhe më tutje mbesin rekomandime të përsëritura nga viti në vit.
Dështimi për të adresuar të gjitha rekomandimet e rrisin rrezikun që dobësitë e identifikuara nga auditimi të mbesin të pa përmirësuara që potencialisht mund të rezultojë me humbje financiare për komunën dhe vlerë të dobët për para. Kryetari duhet ta fuqizoj rolin e auditorit të brendshëm, të bashkëpunoj ngushtë dhe të maksimizoj rezultatet e punës së Sistemit të Auditimit të Brendshëm për ngritjen dhe përmirësimin e cilësisë së kontrollit të brendshëm. Komiteti i auditimit të shqyrtoj dhe të ngritë tek Menaxhmenti nevojën për adresimin e të gjitha rekomandimeve.
Kryetari i Komunës duhet të rishikoj çështjen e obligimeve të pa paguara duke diskutuar me të gjitha nivelet (MF-në dhe Qeverinë) si dhe të krijoj një strategji adekuate për të menaxhuar dhe mbajtur nën kontroll obligimet.
Realizimi i rekomandimit… Pjesërisht sepse edhe më tutje mbeten nivele të larta të obligimeve. Veprimet e ndërmarra nuk kanë rezultuar në menaxhim të mirë të obligimeve
Pjesërisht sepse gjatë vitit 2014 ndërtimet kishin filluar para se të pajiseshin me leje ndërtimore…, ka përfunduar Riad Rashitj, anëtar i KK Gjilan. /2L ONLINE/