DYLON

PDK: Akti kriminal në xhaminë e Velekincës, sulm ndaj vlerave historike kombëtare dhe fetare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Aktin e djeshëm kriminal, të kryer nga një person i komuniteti serb, në minaren e Xhamisë në Velekincë, mbi të cilën ishte i vendosur simboli kombëtar shqiptar – shqiponja me dy krerë, e konsiderojmë si sulm ndaj vlerave historike kombëtare dhe atyre fetare të besimit islam”, thuhet në reagimi ne PDK-

Më] tej në këtë reagim të bërë në emër të Kryesisë së Degës së PDK-së në,Gjilan, thuhet:

EkoHigjiena

“Vet natyra e aktit, dhe identiteti I kryerësit të veprës, I përcjell me vandalizëm të egër në shkatërrimin e kupolës së minarës, bashkë me simbolin kombëtar shqiptar, lë hapësirë për dyshime në qëllimet djallëzore me prapavijë politike, të qarqeve të caktuara kundër shtetit të Kosovës dhe harmonisë ndëretnike, fetare, kulturore, etj.

Përkundër diferencave dhe rivaliteteve etnike, politike etj, në Kosovën e pasluftës, qytetarët e komunës së Gjilanit, me sakrificë të madhe, kanë arritë, që ti përmbysin këto diferenca duke I dhënë rast ndërtimit të paqes dhe ruajtjes së saj, për të gjithë, pa asnjë dallim.

Prandaj, duke e dënuar ktë akt kriminal, kërkojmë nga autoritetet e sigurisë dhe të drejtësisë së Republikës së Kosovës, zbardhjen e rastit dhe dënimin e merituar për autorin e veprës, sipas ligjeve të shtetit të Kosovës. Ndërkaq, besojmë në kulturën dhe kujdesin e qytetarëve tanë për të mos rënë pre e akteve të tilla nxitëse, ashtu siç treguan edhe dje me këtë rast, përderisa institucionet e rendit e të sigurisë po e bëjnë punën e vet.” /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.