Është për keqardhje mashrimi i njerëzve për cfarëdo qëllimi, në këtë rast marrjen e votave. Këta i kanë rrejt e i kanë mashtru njerëzit me çkado që iu ka ra ndërmend. Kështu është shprehur ish-krryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli. Ai ka vlerësuar se koalicioni PDK-AKR-AAK serbët e romët, ka dështuar në çdo aspekt dhe kështu do të largohet pas një viti e gjysmë.
“Kështu ndodhi në zgjedhjet e kaluara lokale 2013 në komunës e Kamenicës nga koalicioni i gjërë PDK-AKR-AAK-serbët-romët,ku me shumë rrena dhe premtime të kota për punësim, për Infrastrukturë dhe qka do që iu ka ra në men se shitet rrena te njerëzit që vërtetë kanë pasur nevojë, e fituan pushtetin lokal jo për të përparuar diqka tek qytetarët por për të dështuar”, është shprehur ai per Kamenica Press(FB).