DYLON

PDK: AIP e dënon komunën e Gjilanit për mostransparencë dhe mos respektim të ligjit për qasje në dokumente zyrtar

PDK: AIP e dënon komunën e Gjilanit për mostransparencë dhe mos respektim të ligjit për qasje në dokumente zyrtar
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, përmes një komunikate ka bërë me dije se Agjensioni për Informim dhe Privatësi (AIP) i ka shqiptuar gjobë kryetarit të komunës së Gjilanit për mosrespektimin e ligjit duke i ikur transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe publikut.

“PDK disa herë i ka kërkuar qasje komunës së Gjilanit për informata të ndryshme, mirëpo në disa raste ku ka dyshime për keqpërdorime financiare, tenderë të dyshimtë dhe punësime familjare, kryetari i komunës i ikë përgjegjësisë dhe e shkelë ligjin për qasje në dokumente publike.”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

EkoHigjiena

“Lidhur me këtë rast, PDK pret që AIP do ta detyrojë kryetarin e Gjilanit për të na ofruar dokumentet e kërkuara. Fshehja e dokumenteve zyrtare, mostransparenca dhe ika nga llogaridhënia e kësaj qeverisje komunale, shpreh gjendjen alarmante të krijuar në institucionet komunale”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.