/2L ONLINE/ – Tendero-zania në komunën Gjilan po i favorizon operatorët e caktuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër po i diskriminon të tjerët që ofertojnë në tenderë të ndryshëm, kështu ka konstatuar Agjensioni kundër Korrupsionit, në oponionin të cilin ia ka dërguar drejtorit të prokurimit dhe kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri.
Pas Auditorit Gjeneral i cili ka konstatuar shkeljet serioze ligjore në komunën e Gjilanit, ku dhe ka kërkuar inicimin e hetimeve për një tenderë, pas KDI e cila në raportin e fundit të saj për komunën e Gjilanit, ka konstatuar se Prokurimi në Gjilan ka problem serioze dhe ka numër të madh të tenderëve që janë dhënë me procedurë të mbyllur, tani edhe Agjensioni kundër Korrupsionit ka konstatuar se janë bërë shkelje ligjore në komunën e Gjilanit. Kjo është vërjetja e dytë gjatë këtij viti, që AKK i drejtohet prokurimit dhe kryetarit të Gjilanit
Agjensioni kundër korrupsionit më date 4 dhjetor 2015, i është drejtuar kryetarit të komunës Lutfi Haziri që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve ligjore dhe procedural, për tenderin për furnizim me barëra dhe pajisje mjekësore për nevoja të QKMF-së në Gjilan.
Opinioni i AKK ka konstatuar janë se ky aktivitet i prokurimit nuk është planifikuar fare nga autoriteti kontraktues për vitin 2015 dhe në këso raste ekzistojnë procedurat e veçanta të cilat do të duheshin të ndërmirren nga komuna e Gjilanit, e që në këtë rast nuk i ka respektuar fare ato rregulla të përcaktuara sipas ligjit të Prokurimit.
Vërejtjet serioze që AKK i ka bërë komunës së Gjilanit për këtë tender, janë se aktivitet prokurimit për këtë tender janë realizuar pa nënshkrimin e zyrtarit kryesor financiar, i cili do të siguronte dispuneshmërinë e mjaftueshme të mjeteve financiare, si dhe kriteret e përdorura në këtë tenderë janë diksriminuese, favorizuese për operatorët të caktuar ekonomik dhe të njejtën kohë kritere ato kanë diskriminuar të tjerët.
Ekzistojnë argumente dhe fakte të mjaftueshme se në dhjetëra tenderë të komunës së Gjilanit, janë bërë shkelje të rënda ligjore dhe procedurale, ndaj të cilave janë zhvilluar hetime nga të cilat po dalin konstatime nga institucione përkatëse të shtetit të Kosovës.
Punën të cilës i takon Prokurorisë Themelore në Gjilan, po e kryen Agjensioni kundër Korrupsionit dhe institucione tjera siç është KDI si instiucion monitorimi dhe Auditori Gjeneral.
Ne si opozitë disa here kemi deklaruar se institucionet komunale të Gjilanit, nuk njohin ligj as shtet, për punën e tyre që po e bëjnë në dëm të buxhetit komunal dhe të shfrytëzimit të parasë publike, e ku po heshtin plotësisht institucionet përkatëse të drejtësisë, sepse ndikimi politik i kryetarit të Gjilanit është i madh në punën që bëjnë ato institucione.
Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan dhe anëtar i kryesisë së degës së PDK-së