Partia Demokratike, të enjten në mbrëmje, në selinë e saj në Bujanoc, ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë. Në këtë takim të rregullt është bërë një analizë e situatës në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rezultatit në Medvegjë, si dhe dhënien e aprovimi të këtij subjekti politik për marrjen e vendimit mbi formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.
“Krijimi i asociacionit të komunave shqiptare në Serbi do të sensibilizojë edhe më shumë opinionin rreth paknaqësive të shqiptarëve si dhe u kërkua përkrahja edhe më e madhe e shteteve shqiptare për Luginën në të gjitha rrafshet e bashkëpunimit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga PD, transmeton Titulli.com.
Kryesia e këtij subjekti politik përshëndet rezultatin zgjedhor në Medvegjë edhe përkundër pengesave që kishin votuesit për të kaluar kufirin.
“Fal vullnetit të pamposhtur të qytetarëve PD arriti një fitore kolosale duke fituar 5 mandate të këshilltarëve, si dhe duke rritur numrin e këshilltarëve në 8 nga 6 sa ishin në mandatin e kaluar ku vetëm PVD kishte “privilegjin” të participojë si parti e vetme shqiptare në zgjedhje”, thuhet në kumtesë.
Partia Demokratike ka vlerësuar shumë pozitive vizitën e planifikuar të kryetarit të këtij subjekti dhe komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, që do ta bëjë në Washington dhe New York