DYLON

PD me aksion sinajlizues “Ta mbrojmë jetën e qytetarëve tanë”

PD me aksion sinajlizues “Ta mbrojmë jetën e qytetarëve tanë”
Avatar photo Redaksia

Me moton “Ta mbrojmë jetën e qytetarëve tanë” aktivistë të Forumit Rinor të PD-së kanë bërë sinjalizimin horizantal dhe vertikal në rrugën kryesore të qytetit, duke konsideruar që siguria në rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët tanë.

“Përkundër faktit që pushteti lokal posedon me makineritë e nevojshme dhe se çdo vit ndanë nga 1.2 milion dinarë nga buxheti për sinjalizimin horizantal dhe vertikal, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në vitet 2016, 2017, 2018, që në total i bie se 3.6 milion dinarë nuk dihen ku kanë shkuar. I vetmi vend ku është kryer ky sinjalizim ka qenë pranë ndërtesës së administratës komunale, duke u kujdesur për sigurinë e pushtetarëve, kurse në rrugë tjera të qytetit dhe fshatrat e komunës së Bujanocit tash e tri vite nuk realizohet kjo punë”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Aktivistët kanë vlerësuar se përmes këtij aktiviteti do ta zgjojmë nga gjumi pushtetin dhe të fillojë të jetë më i përgjegjshëm në mirëmbajtjen e rrugëve, dhe që paratë e taksapaguesve tanë të kthehen në shërbim të qytetarëve.

EkoHigjiena

Aktiviteti i sotëm ishte i dyti i Forumit Rinor të PD-së pas atij të mbjelljes së luleve në disa gropa të qytetit, aksion ky i cili pjesërisht ka dhënë rezultate në qytet por jo edhe në fshatrat përreth, ku gropat janë edhe më të mëdha, vlerësoi PD.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.