PD-ja e Gjilanit e vlerëson stabile gjendjen aktuale, kërkon respektimin e rekomandimeve të IKShPK-së

PD-ja e Gjilanit e vlerëson stabile gjendjen aktuale, kërkon respektimin e rekomandimeve të IKShPK-së

Bazuar në të dhënat zyrtare të OBSH-së, rreziku nga pandemia akoma nuk ka kaluar. Numri i të prekurve në botë muajin e fundit është dyfishuar. Të dhënat flasin për rritje të të infektuarve në vende të ndryshme të botës. Nisur nga kjo në vendin tonë vërejmë një stabilizim të gjendjes sa i përket numrit të të prekurve, ngase numri i të shëruarve kundrejt atyre të të prekur momental është dukshëm më i madh. Në këtë situatë nuk duhet neglizhuar akoma alarmin që është dhënë nga OBSH-ja dhe IKShPK-ja.

Por si e vlerëson Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan gjendjen aktuale në Gjilan sa i përket pandemisë COVID-19?

Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan ka përcjellë me shqetësim të madh zhvillimet që kanë të bëjnë me pandeminë në nivel lokal dhe jo vetëm. Duke pasur parasysh se kontaktet e drejtëpërdrejta kanë qenë të pamundura me qytetarë, Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, gjatë tërë kohës nëpërmjet teknologjisë informative ka komunikuar me qytetarë dhe aktivistë të saj, duke i’u kërkuar vazhdimisht që të respektojnë rregullat dhe ndalesat që ka bërë Ministria e Shëndëtësisë në bashkëpunim me të gjitha Institucionet tjera relevante, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.

Partia e Drejtësisë e vlerëson gjendjen aktuale në Gjilan stabile, dhe bën apel tek qytetarët të ruajnë distancën dhe t’i përmbahen rekomandimeve të IKShPK-së.

Gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë nëse i kërkohet nga institucionet gjegjëse, apo thënë më mirë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë institucionet komunale dhe qytetarët pa dallim.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan me këtë rast nuk lë pa falenderuar IKShPK-në, Spitalin Regjional të Gjilanit me gjithë stafin e tij, Policinë e Kosovës, Ministrinë e Arsimit (kontribuesit e mësimit online në të gjitha nivelet), ndërmarrjet publike që kryen punën e tyre edhe në këtë kohë, komunitetin e biznesit, mediat e shkruara dhe televizive që po informojnë qytetarët në kohë reale, të gjitha organizatat (OJQ-të) që ndihmuan qytetarët në mënyra të ndryshme, Shtabin Emergjent në Komunën e Gjilanit dhe të gjithë ata që kontribuan në një mënyrë apo tjetër për ta kaluar këtë situatë pandemie.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan në mbledhjet e saja të rregullta (online), me vëmendje ka përcjellë zhvillimet dhe aktualitetin politik në vend, dhe vazhdimisht është shprehur e shqetësuar me atë se çfarë po ndodhë.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan mbetet konsistente dhe e përkushtuar të qëndrojë pranë qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe më gjerë në këtë kohë pandemie, duke i sugjeruar qytetarët që të ruajnë qetësinë, të ndihmojnë njëri tjetrin, Institucionet e Komunës dhe Republikës së Kosovës, dhe ta kalojmë këtë sfidë sa më mirë që të jetë e mundur , thuhet në fund të komunikatës.

KOMENTE