/2L ONLINE/ – Partia e Drejtësisë (PD) – Dega në Gjilan shprehë ngushëllime familjes Rexhepi dhe Iniciativës Qytetare për Gjilanin, me rastin e ndarjes nga jeta të figurës së shquar politike në Gjilan dhe ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Agim Rexhepi.
Partia e Drejtësisë Dega në Gjilan shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
“Ne sot kemi humbur një njeri me vlera kombëtare i cili nuk rreshti kurrë së punuari në drejtim të idealit dhe formimit të shtetndërtimit. Ne kishim në pakt me të nderuarin dhe shumë rrespektuarin Agim Rexhepi për të ndërtuar një forum ekonomik, pasi që shpirti i tij ka qenë që Gjilani të ketë një zhvilim ekonomik të mirëfilltë. Ne tani do ta pasojmë këtë forum dhe do punojmë fuqishëm drejt këtij forumi që të jetësohet në Komunën e Gjilanit dhe gjithë vendin. Tani pusho i qetë miku ynë”, thuhet në ngushllimin e PD-së Dega në Gjilan. /2L ONLINE/