DYLON

Pavarësohet Handikos

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shoqata Handikos në Gjilan nuk do të jetë më degë e Handikos-it në Qendër, por se ajo tani e tutje do të veprojë si organizëm i pavarur në Komunën e Gjilanit. Këtë e ka bërë të ditur për Portalin 2L ONLINE. Fatmir Shurdhani menaxher i Handikos-it.

Shih për të përfaqësuesit e derisotshëm të këtij organizmi kanë bërë organizmin e ri dhe kanë mbajtur Kuvendin e parë Zgjedhor nga ku ka dalë kryesia e re shtatë anëtarësh.

EkoHigjiena

“ Nga sot Handikos-i në Gjilan nuk do të jetë më degë e Handikos-it në nivel qendror por do të veprojë si organizatë e pavarur në nivel lokal si Handikos-Gjilani. Kjo nuk do të thotë se do të mungojë bashkëpunimi me nivelin qendror gjegjësisht me Handikos-in e Prishtinës dhe komunave tjera , ndoshta do të jetë bashkëpunimi edhe më i ngushtë deri më tani . Deri tani Handikos=i ka veprua në gjithë territorin e Kosovës me degët dhe zyret e saja lokale”, ka saruar Shurdhani.

Pra, siç bënë të ditur ai, tani e tutje, çdo komunë e Kosovës ka fillua procedurat e ndarjes nga Drejtoria dhe themelimin e organizatave të reja në nivel lokal.

“Këto ndryshime të reja i lejon edhe statuti i mëparshëm i Handikos-it në nivel vendi . Handikos- Gjilani do të vazhdojë edhe me tutje bashkëpunimin me qendrën sepse natyra e punës të cilën e punojnë e punojmë na lidhë ngushtë për bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve dhe eksperiencave me njëra tjetrën”, ka thënë Fatmir Shurdhani.

Përndryshe, themelues të OJQ Handikos- Gjilan janë: Avdyl Ibishi, Shpresa Spahiu dhe Fatmir Shurdhani. Anëtarë të kryesisë u zgjodhën: kryetar, Avdyl Ibishi. Gjashtë anëtarët tjerë janë: Sejdulla Kadriu, Shpresa Spahiu, Blerim Ibrahimi, Sahit Isufi, Ilirjana Mahmuti dhe Demush Vokshi.

Pas themelimit të kryesisë, ajo vendosi që stafi ekzistues të vazhdoi me punët e zakonshme, dhe ky i njëjti staf, sikurse më parë. /2L ONLINE/





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.