DYLON

Pavarësia, epoka e juaj President Dr.Ibrahim Rugova

Avatar photo Redaksia

Arbër R. Ismajli

/2L ONLINE/ – Mbante mbiemrin e malit Rugovë dhe emrin e një nga Profetëve te mëdhenjë ndërsa mbrojtja e pragut të shëpisë, bashkë me trinomin e tij për liri, pavarësi dhe demokraci ishin fjalët kyçe që Presidenti Rugova kishte si petk që mbulonte mediat e botës të cilat ishin shumë të dhëna për të mësuar më shumë rreth shallit që mbështjellte qafen e kokës që po udhëhiqte Kosovën në luftë të drejtë për liri nga shfarosja që i kanosej nga okupatori serb.

EkoHigjiena

Sot shënojm një dekadë që kur Presidenti Rugova na dha lamtumiren e fundit për të mos u harruar kurrë tek popullata e kësaj toke që ai e quante Kosovë të bekuar nga Zoti, ne tani shohim të mirat që na la trashëgimi, por edhe mungesën e tij që sot më shumë se kurrë i duhet Kosovës, shohim se diplomacisë i mungon figura emblematike e tij që ç`do kund ku ishte rrezaton miqësi, paqe dhe fëtyren e vërtetë të kombit.

Pavdekësinë e një lideri të madh, e shënon fundi i epokës së tij, por për një njeri me shenjë, siç ishte Presidenti Rugova, epoka e Tij u tregua zemërgjerë dhe e vulosi, jashtë rregullit, pavdekësinë e tij që në fillim të saj. Rugova, thonë të gjithë ata që e kanë njohur, ishte i pavdekshëm, për arsye të dy tipareve të tija të mëdha urtësisë dhe besimit.

Nuk mundem pa e thënë në fund se ai e donte shumë dhe i besonte deri në pakufi Amerikës, shpresës së fundit të shqipëtarve, vendit të shejtë dhe shpëtimtares sonë. Rugova ishte njeri i Zotit dhe burrë i urtësisë dhe besimit. Ai e mbante emrin e profetit Ibrahim dhe mbiemrin e një mali të bekuar e që i rri si mburojë Kosovës tonë të bekuar nga ai!

President Rugova, ne tani po përmbyllim dhjetë vite të shkuarjes tënde në amshim, ky përvjetor i rëndë vie në maujin e madh të dhimbjeve kombëtare por si amanet i juaji është edhe lajmëtar i ditës së madhe të pavarësisë e që mbanë emrin Pavarësia e Kosovës – Epoka Rugova!

I bekuar qofsh President Dr.Ibrahim Rugova

E bekuar Kosova, shteti që ti i dhe vulën e lirisë dhe pavarësisë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.