DYLON

Pavarësia e Shqipërisë, fitore historike e popullit shqiptar

Pavarësia e Shqipërisë, fitore historike e popullit shqiptar
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e Ismail Qemalit më 28 nëntor 1912, në ora 14°°, u hap Kuvendi Kombëtar në Vlorë, quhej Nëntori i Dytë, në rrethana të jashtëzakonshme, Kuvendi, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë për tërë territoret shqiptare dhe ngriti flamurin kombëtar.

Shkruan : Sami ARIFI

Ngritja e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912.

EkoHigjiena

Përkundër përpjekjeve të shqiptarëve, me kompromisin që bënë Fuqitë e Mëdha, më se gjysma e trojeve shqiptare mbeti nën sundimin e shteteve fqinje, Serbisë, Malit të Zi dhe të Greqisë. Kjo mbetje jashtë Shqipërisë u legjtimua me vendimin e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Ky ishte Nëntori i Dytë i ngritjes së flamurit në Vlorë, derisa në këtë datë dhe po në këtë muaj heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, për herë të parë e kishte ngritur flamurin në Kështjellën e Krujës më 28 nëntor të vitin 1443, që te shqiptarët quhet Nëntori i Parë i ngritjes së flamurit nga heroi ynë kombëtar, kryetrimi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Në fjalimin që mbajti Ismail Qemali, ndër të tjera thoshte: “E vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”. Ndërkohë çështja shqiptare ishte ndërkombëtarizuar mjaftë shumë përmes kryengritjeve shqiptare për liri, por edhe përmes Krizës së Adriatikut, sa që shteti shqiptar ishte bërë imperativ i kohës.

Mendimi i Ismail Qemalit përputhej me mendimet e gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe u miratua njëzëri prej tyre. Ismail Qemali në unitet të plotë me kuvendarët e pranishëm, shprehu aspiratat e gjithë popullit shqiptar. Në këto momente historike, Ismail Qemali me bashkëpuntorët doli në ballkonin e ndërtesës, ku mbahej Kuvendi pranë mitingut popullor, ngriti Flamurin Kombëtar Shqiptar, i njoftoi ata dhe përmes tyre të gjitha krahinat e Shqipërisë, shtetet ballkanike dhe Fuqitë e Mëdha të botës për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore kundër zgjedhës së huaj për mbrojtjen dhe çlirimin e atdheut, tërësisë tokësore të tyre për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Pra, me vendimin e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, populli shqiptar fitoi të drejtën për të qenë i lirë dhe i pavarur krahas popujve të tjerë të Ballkanit dhe të Evropës.

Më 28 nëntor të vitit 1912 shënohet një kthesë historike e popullit shqiptar. Mori fund sundimi pesëshekullor i Perandorisë Osmane, u krijuan kushte për të dalur nga prapambeturia që kishte lënë sundimi osman, por edhe u krijuan kushte për zhvillim të shpejt, ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte fitore e madhe kundër sundimit osman, kundër politikave antikombëtare të monarkive fqinje ballkanike (Serbisë, Malit të Zi si dhe Greqisë), kundër synimeve të planit të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Kjo ishte fitore e përbashkët e gjithë shqiptarëve për të gjitha forcat që kishin luftuar me pushkë e pendë për çlirimin kombëtar në të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova në Veri, e deri në Çamëri në Jug; nga Adriatiku e Joni në Perëndim dhe deri në Ohër, Kërçovë, Shkup, Kumanovë në Lindje si dhe për të gjithë shqiptarët e diasporës kudo në botë.

Kuvendi zgjedhi njëzëri kryetar të qeverisë Ismail Qemalin, i cili do të ishte edhe ministër i Punëve të Jashtme. Me 4 dhjetor 1912 kuvendi zgjedhi përbërjen e plotë të qeverisë, ku, në këtë përbërje ishin: Kryetar, Ismail Qemalit, Nënkryetar, Don Nikollë Kaçorri, ministër i Punëve të Brendëshme, Myfit Bej Libohova, ministër të Financave, Abdi Bej Toptani, ministër i Luftës ose të Mbrojtjes Kombëtare, Mehmet Pashë Dërralla, ministër të Drjetësisë, Petro Pago, ministër të Arsimit, Luigj Gurakuqi, ministër të Punëve Botërore, Mithat Frashëri, Ministër për Bujqësinë, Pandeli Cale, Ministër i Postëtelegrafit Lef Nosi,

Kuvendi bëri edhe themelimin e Pleqësisë prej 18 anëtarëve, me në krye Vehbi Dibrën.

Pleqësia nuk kishte të drejtë të rrëzoi qeverinë, por vetëm të këshillojë dhe të kontrollojë punën e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.