DYLON

Patrullimet policore me veturë dhe pajisje inteligjente

Patrullimet policore me veturë dhe pajisje inteligjente
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan ka filluar me zbatimin e projektit “Patrullimi Inteligjent’’ përmes automjeteve policore me pajisje inteligjentë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve operative që synojnë rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugorë.

Këto automjete janë të pajisura me senzorë e radarë të cilat gjatë lëvizjes së veturës monitorojnë rrugën, identifikojnë kundërvajtësit duke bërë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë, ka mundësinë për detektimin e tejkalimit në vijë të plotë, përdorimi i telefonit, dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin rrugor duke dërguar të dhëna në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë se me çfarë shpejtësie po lëvizin, do të kenë informacione edhe për targat e veturës së detektuar e detaje të tjera që e bëjnë më të lehtë identifikimin e kundërvajtësve.

Po ashtu nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura, identifikimin e personave në automjetet në lëvizje të cilët janë të kërkuara nga organet drejtësisë.

Qëllimi i Policisë së Kosovës nuk është gjobitja e ngasësve të veturave, por parandalimi që të kem sa më pakë aksidente të trafikut.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetrët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.