DYLON

Pasuria më e madhe për një popull është dashuria e njerëzve për atdheun, gatishmëria për ta dhënë jetën për liri!

Pasuria më e madhe për një popull është dashuria e njerëzve për atdheun, gatishmëria për ta dhënë jetën për liri!
Avatar photo Redaksia

Sot, mbushen plotë 20 vjet nga dita e rivarrimit të Dëshmorëve të UÇK-së, saktësisht nga Brigada 171 “Kadri Zeka”, e Rexhep Kadriu ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Pasuria më e madhe për një popull është dashuria e njerëzve për atdheun, gatishmëria për ta dhënë jetën për lirinë, për brezat që vijnë pas.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Pasuria më e madhe për një popull është dashuria e njerëzve për atdheun, gatishmëria për ta dhënë jetën për lirinë, për brezat që vijnë pas. Sot, mbushen plotë 20 vjet nga dita e rivarrimit të Dëshmorëve të UÇK-së, saktësisht nga Brigada 171 “Kadri Zeka”.

Në shtatorin e ’99-së, i madh e i vogël, fytyra të trishtuara e në të njëjtën kohë krenare, i dhanë lamtumirën e fundit gjithë atyre vajzave e djemve që kishin fatin ta fitonin pavdekësinë. Nuk ka libër që mundet me e përmbledhë në vete gjithë dashurinë, gatishmërinë, guximin, dhe vullnetin e madh për Kosovën, për çlirimin e saj në të gjitha periudhat.

“Kodra e Dëshmorëve”, vendi ku pushon historia, aty ku i bëhet roje lirisë, atdheut, aty ku është baza mbi të cilët është ndërtuar gjithçka që sot kemi.

Lavdi e përjetshme martirëve, heronjëve dhe dëshmorëve të kombit!
Rexha

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.