Për të pasur një veshkë sa më të shëndetshme është e rëndësishme që ajo të pastrohet vazhdimisht. Ne duhet të bëjmë kujdes që ajo të ketë një funksionim dhe të shmangim sa më shumë problemet që ajo mund të shfaqë.
Ekzistojnë receta të ndryshme natyrale që na ndihmojnë për një veshkë sa më të shëndetshme. Disa nga më të përdorshmet janë;
Lani një tufë majdanoz dhe hidheni në një litër ujë, këtë masë zjeheni dhe më pas lëreni të ftohet dhe më pas pijeni gjatë ditës.
Zjeni në një enë me një gotë ujë një lugë bishta qershije dhe pas kësaj për dhjetë minuta lëreni lëngun të ftohet, po ena duhet të jetë e mbuluar. Pijeni këtë lëng për 21 ditë me stomakun bosh.
Lani mirë një kërcell karçofi dhe më tej vendoseni në një enë me një litër ujë deri sa të zjejë dhe të bëhet i butë, ky është një lëng që mund të pihet një gotë në ditë.