DYLON

Pastrohet nga mbeturinat dhe rregullohet hapësira në Moqare

Pastrohet nga mbeturinat dhe rregullohet hapësira në Moqare
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca në Komunën e Kamenicës, bënë me dije se pas daljes në terren në fshatin Moqare ka realizuar pastrimin  nga mbeturinat dhe rregullimin e kësaj hapësire në këtë zonë.

Pas këtij angazhimi, Drejtoria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina afër lumit pasi një veprim i tillë dëmton mjedisin dhe ndikon negativisht në cilësinë e jetës në atë zonë.

EkoHigjiena

“Po ashtu ju njoftojmë se kjo hapësirë është nën mbikëqyrjen e kamerave dhe çdo rast i evidentuar i hedhjes së mbeturinave do të ndëshkohet me gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.