Pastrohen varrezat ortodokse në Pozheran
/2L ONLINE/ – Varrezat ortodokse në fshatin Pozheran, kanë filluar sot të pastrohen përmes një aksioni që ka ndërmarrë komuna së bashku me bashkësitë fetare që veprojnë në komunën e Vitisë. Kryetari i komunës Sokol Haliti, në fillimin e punimeve për pastrimin e këtyre varrezave, u shpreh se kjo është një iniciativë e përbashkët me bashkësitë fetare, por edhe me këshillat e fshatrave.
“Këtë aksion po e nisim këtu në Pozheran me pastrimin e varrezave ortodokse, për të vazhduar në të gjitha lokalitetet të pastrimit edhe në ato myslimane dhe katolike. Do të vazhdojmë ti ruajmë ato vlera që ne edhe duhet ti ruajmë si qytetar, si institucione, si bashkësi fetare. Ky është një shembull që duhet ndjekur të bashkëpunimit të institucioneve me klerit fetar, në realizimin e aksioneve dhe iniciativave të përbashkëta për interes të përgjithshëm”, tha Haliti.
Ndërsa Zvonko Kostiq, prijësi i kishës ortodokse në Viti, u shpreh falënderues ndaj institucioneve komunale, respektivisht të kryetarit Haliti për këtë iniciativë. Aui tha se kjo është për tu përshëndetur sepse në këtë mënyrë po ruajmë traditat, po ruajmë bashkëjetesën dhe po i kontribuojmë tolerancës.
Për kryetarin e bashkësisë islame në Viti Husamedin Hoxha, aksioni është shumë domethënës dhe ne do ti përkrahim në vazhdimësi këto aksione për pastrimin e varrezave të gjitha konfesioneve, sepse ne të gjallët jemi edhe obligues që të kujdesemi për varrezat.
Kurse Don Albert Jakaj, famullitar i kishës katolike në Stubëll, tha se ne duhet ti nderojmë të parët tanë. “Pra, duke u kujdesur për të kaluarën, duke respektuar varrezat, pa marr parasysh cilit komunitet i takojnë, është një vlerë dhe edukatë qytetare”.
Edhe famullitari i kishës katolike të Letnicës Don Kristë Gjergji ka vlerësuar këtë iniciativë të kryetarit Haliti, i cili po bënë një punë të mirë në ruajtjen e bashkëpunimit të mirë të të gjithë komuniteteve./2L ONLINE/

