(2L ONLINE) – Skena politike kosovare është ajo e cila shumë rrjedha politike dhe nacionale I ka ndryshuar por jo edhe vetëm.
Shkruan: Arianit SLLAMNIKU
Qysh nga takimi I Rambujesë e këndejmi kemi të bëjmë me disa nga dukuritë apo fenomenet të cilat e kanë ngulfatur avancimin e vlerave të reja por edhe të inkuadrimit të gjeneratës së re në politikë, nga e cila pritjet janë shumë më të mëdha për dallim nga figurat e derisotme, monotone dhe të amortizuara politike, përkundër ndoshta edhe moshës së tyre të vjetër apo të re. Kjo pikërisht ndodhë si pasojë e:
1. Fenomenit të politika(nëve) ad-hoc
2. Fenomenit të tullumbaceve
3. Fenomenit pakurrizor!
Fenomeni i parë: Politika(nët) Ad-Hoc
Në tranzicionin politik I cili po zgjatë që më shumë se 15 vite, tranzicion I cili në regjionin e shteteve post komuniste por edhe të republikave jugosllave të dala si shtete, ky tranzicion ka zgjatur më së shumti një dekadë gjegjësisht 10 vite.
Rasti I shtetit të posa dalur nga komunizmi I Presidentit Vaslav Havel – Çekosllovakisë është rast Sui Generis për këtë pjesë të Ballkanit, Evropës dhe të botës, ku pas as një dekade të dalë nga komunizmi I hekurt, kemi kërkesën për ndarje në dy shtete të pavarura, projekt ky I cili u krye pa as edhe të vetmin incident nën monitorimin e të urtit z. Havel dhe qeverisë së tij, I cili edhe është I dekoruar me çmimet më të larta për paqe.
Tani paramendojeni ndarjen e ndonjë shteti cilido qoftë!
Nëpër cilat furtuna dhe katrahura kishte për të kaluar ajo ndarje?!
As që mundemi të paramendojmë një gjë të tillë në Ballkanin tonë me aq shumë histori sa që as vet nuk mundet ti bartë më. Por kjo ndodh tek një popull dhe një vend ku kultura politike ka traditë dhe niveli intelektual është me mbi 5 gjenerata familjare me gradë universitare, në krahasim me neve që tani e kemi gjeneratën e dytë.
Prandaj edhe Fenomeni Ad-Hoc vjen si pasojë që nuk kemi në krye të subjekteve politike personalitete të cilat e kanë profesion politikën – politolog, apo të paktën që afër vetes kanë kuadro të cilat munden të jetë të dobishëm me projeksione dhe këshillat e tyre profesionale por fati dhe muskujt e fisit e kanë bërë aty ku edhe thirret në emër të faktorit shtetformues por me mjete ad-hoc.
Nga kjo rrjedh edhe prodhimi I politikave ditore, politikave ad-hoc ose të ndodhive dhe ngjarjeve aty për aty, e që në një arenë të mirëfilltë politike, subjektet janë të përgatitura për të gjithë skenarët e mundshëm por edhe për daljen nga ajo situatë, e që në Kosovë në rastin e parë ju drejtohen zyrave të Ambasadave të huaja pasi që pa ato zyra, janë si “gusat” në mjegull; nuk do të dinin kah t’ia mbanin pasi që kemi një strukturë tepër fragjile dhe të paedukuar politikisht për sistemin të cilin jemi duke provuar të funksionojmë që gati 15 vite.
Fenomeni I dytë: Politika e tullumbaceve
Lidershipi I subjekteve politike për të mundur të mbetej në trend brenda strukturave të saja por edhe jashtë tyre, duke tentuar të krijojë mini kriza politike të stilit të Balonave që shpërthejnë dhe nuk lënë gjurmë, me “ballafaqime” pompoze dhe skena të cilat qytetarin e thjeshtë sa e kanë shëndrruar në një tifoz apo militant të flaktë aq e kanë ndërsyer në një armik të njërit krah por po aq edhe të tjetrit, subjektet politike por edhe lidershipi I tyre politik vazhdon ta luaj lojën e “Shpëtimtarit të vetëm të këtij mileti – alla Mesia I Kosovës” duke krijuar skena trishtimi, frike me tonë të një situate thuajse “nëse nuk do të ishin këta, kush e di se qka do të bëhej pa ta”.
Për të vërtetuar këtë që u tha më lartë, për subjektet politike por edhe për lidershipin e deritanishëm politik lindin pyetjet retorike:
1. Deri në vitin 1999 ishim një vend I okupuar dhe pas 1999 pasiqë armikun e kemi jashtë territorit athua kush na pengoi të avansojmë përpara si shtet deri më sot?
2.
2.” Sa për qind nga premtimet e juaja të dhëna nëpër fushatat elektorale janë përmbushur në mandatin qeverisës të cilin keni qenë në pushtet dhe me sa kapacitete profesionale?”
Këtu qysh në fillim kemi edhe një nënpyetje tjetër se:
3. “A kanë pasur të gjitha subjektet politike së pari program politik dhe ai program a është kompatibil me krahun politik të atij subjekti I cili edhe e ka prezantuar programin në fjalë?!”
Me këto pyetje dhe me një gjakftohtësi të pa anuar politike, secili nga ne mundet të nxjerr seriozitetin e angazhimit politik për zgjidhjen e çështjeve esenciale të votuesve të tyre, por ja që shumicën e tyre e kanë shndërruar në votues klientelist; Çka më ofron mua, aq do të angazhohem për ty!
Fenomenit I tretë: Pakurrizorët
Ky fenomen është shpikja më e re e trendeve politike kosovare që nuk mund t’a gjeni në literaturën e deri sotme të sistemit demokratik sepse nuk ka të regjistruar askund si ngjarje të tillë por që e cila në politikën kosovare pothuajse është aktuale që 15 vite!
Kemi të bëjmë me fenomenin më të rrezikshëm të skenës politike kosovare, atë me persona(liteteve) të cilët kërcejnë nga një subjekt politik në tjetrin pa pasur fije turpi dhe morali, thua se gjindet mbi një trampolinë e cila është e krijuar që tërë kohën ta argëtojë personin në fjalë dhe jo subjekte politike që kanë parime, objektiva dhe programe që duhet të arrihen ato por edhe lidership I cili do t’i shtyjë këto në proceset ne vijim!
Karakteri I tillë shkakton termet të brendshëm politik brenda institucionit, brenda subjektit ku është, brenda strukturës ku duhet të angazhohet ai dhe në përgjithësi në mekanizmin institucional është një mekanizëm I cili krijon plasaritje por edhe trillim të skenave të herë pas hershme, vetëm e vetëm me qëllim të mbetjes nëpër pozita dhe nën presionin e krijuar nga ai, kohë pas kohe figura të tilla dalin edhe si “shpëtimtarë” të ngjarjeve të krijuara në fjalë nga vet ata.
Përfundim
Krejt këto ndodhi, aktivitete politike, agjutante, pakurrizore me nuanca kameleonidësh të cilat ndodhin në një ambient ku sistemi është jashtë funksionit dhe ku masa nuk është e edukuar dhe e pjekur politikisht, pikërisht për pastrimin e skenës politike nga po këta pakurrizorë, shkaktarët e stagnimit të proceseve nga nevojat e pasurimit të tyre përmes stagnimit të proceseve apo ngadalësimit të tyre por edhe të politikave ad-hoc.
Por sot, kemi të bëjmë me një Pastrim gjeneral të skenës politike kosovare si dhe të dukurive të lartpërmendura të cilat e rëndojnë procesin e ecjes së shtetit përpara drejt asaj që shpesh politikanët tanë e kanë gojën plotë por pak apo hiq kanë bërë në realitet – drejt shteteve dhe demokracisë perëndimore.
Por para së gjithash, ata që ende janë të mençur e që janë ende në politikë, ta dinë se personat në sistemin demokratik e kanë “afatin e përdorimit” të caktuar me kohë dhe jo pa kufi, në cilindo nivel qoftë ai.
Koha e sharlatanëve dhe bashibozukëve po ikën. Pikërisht për këtë është edhe porosia për ata që kanë veshë:
Pensionohu nga politika faqebardhë apo do të nxjerrin nga loja aferat personale!!! /2L ONLINE/