Pastrimi i fytyrës në mëngjes dhe në darkë është shumë i rëndësishëm për lëkurën. Nëse ky pastrim bëhet gjatë dushit, nxehtësia dhe presioni i ujit më shumë mund ta dëmtojnë lëkurën e fytyrës sesa ta ndihmojnë.
Ekspertët thonë se larja në këtë mënyrë mund t’i bëjë akoma më të dukshëm kapilarët në fytyrë. Ata shtojnë se uji i nxehtë dhe produktet pastruese mund të largojnë yndyrnat mbrojtëse që vetë lëkura prodhon.
Dermatologët këshillojnë larjen me ujë të vakët mbi lavaman, duke shmangur kështu presionin e ujit që bie direkt mbi fytyrë.
Pas pastrimit me ujë të ngrohtë, ata sugjerojnë një shpëlarje të fundit me ujë të ftohtë, një veprim ky që do të ndihmojë në mbylljen e poreve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut.