Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë pasaportë diplomatike për xhudisten Majlinda Kelmendi, trajnerin Driton Kuka, si dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi.
Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë. HTH