(2L ONLINE) – Janë bërë 15 vite që kur fshatrat e Malësisë së Bujanocit, kanë mbetur të pabanuara dhe të boshatisura nga banoret e këtyre fshatrave, si rrjedhojë e dëbimit që bënë serbët, në vitet 1999-2000. Tani pasi u bënë pesëmbëdhjetë vite nga ajo kohe, disa banore kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre për të vazhduar jetën, e disa kanë filluar të kthehen si banore sezonale për të punuar tokën e për tu marre me bujqësi. Por ambiciet serbe për ta lëne këtë tokë të shkretë e të pa banuar nuk kanë të ndalur, fillimisht ishte shpërngulja me dhunë e tyre, pastaj demolimi i shtëpive të tyre, e më pas edhe vendosja e bazave ushtarake serbe pranë shtëpive të tyre. Pas gjithë këtyre presioneve që iu shkaktuan këtyre banorëve, shumë prej tyre nuk u trembën dhe vendosën të kthehen në mënyra të ndryshme.
Kështu thuhet në një reagim të Lëvizjes Vatra, Sipas kësaj Lëvizjeje regjimi serbe tani ka gjet edhe një mënyrë tjetër për ti larguar edhe ata pak banore që janë kthyer, kjo gjë po bëhet për mes shkyçjes se disa fshatrave nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike. Në fshatin Suharrën të Bujanocit, nuk ka energji elektrike pasi që korporate energjetike e Serbisë e ka shkyçur këtë fshat nga furnizim me energji. Korporata Serbe shkeli edhe ligjet ku për mos “pagës të energjisë elektrike”, në atë rast duhet vetëm të ndalet rrymën e shtëpive që kanë probleme me pagesa e jo tërë fshatit sic veproi tani.
“Korporata energjetike shkoi edhe me larg sa që jo vetëm që ndali energjinë elektrike por edhe i hoqi orët e rrymës e kabllat e furnizimit me energji. Gjitha këto investime: Orët e rrymës, Kabllot, trafo, ishin investime private të bëra nga vet banorët. Dje disa banorë të fshati Ramnabuqë të komunës së Bujanocit, alarmuan se ndalja e rrymës, heqja e kabllove dhe matësve elektrik ka filluar në fshatin e tyre dhe fshatrat e tjerë. Po shihte mjafte qartë që politika e spastrimi dhe mos lejimit të kthimit në “Vatrat e tyre për banoret e dëbuar nga Kosova Lindore vazhdon tash e dy dekada”, thuhet në fund të reagimit të Shoqatës Vatra. /2L ONLINE/