DYLON

Pas vizitës së Presidentes Osmani: FC Drita do të mbetet gjithmonë shtëpia e vlerave dhe suksesit!

Pas vizitës së Presidentes Osmani: FC Drita do të mbetet gjithmonë shtëpia e vlerave dhe suksesit!
Avatar photo Redaksia

“Sot patëm nderin dhe privilegjin të presim në FC Drita në një vizitë historike Presidenten e Republikës së Kosovës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Kjo ishte një nga vizitat më të rëndësishme në historinë e klubit tonë, një moment që na mbushi me krenari dhe motivim të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e klubit të futbollit Drita.

Më tej thuhet se prania e Presidentes në ambientet e klubit është vlerësim i madh për punën, përkushtimin dhe rolin që FC Drita ka në zhvillimin e sportit, komunitetit dhe rinisë.

EkoHigjiena

“Ky takim na inkurajon të vazhdojmë rrugëtimin tonë me edhe më shumë energji dhe përgjegjësi. Në emër të klubit, lojtarëve, stafit dhe gjithë tifozëve bardhekaltër, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për këtë vizitë. Faleminderit Presidente. FC Drita do të mbetet gjithmonë shtëpia e vlerave dhe suksesit”, thuhet në fund të njoftimit të klubit “bardh e kaltër”.  /2LONLINE/