DYLON

Pas tërmetit në Gjilan nuk është lajmëruar asnjë rast për asnjë lloj dëmi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas dridhjes së tokës rreth orës 11:00 të ditës së hënë në Gjilan, Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri është vënë në dispozicion me të gjithë kapacitetet komunale për t’u dalë në ndihmë qytetarëve për ndonjë ndihmë eventuale.

Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk është raportuar asnjë rast nga qytetarët për dëme, as në njerëz e as dëme materiale.

EkoHigjiena

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me Shërbimin e Zjarrfikësve dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës është në dispozicion të qytetarëve në çdo kohë, për t’u dalë në ndihmë atyre për çdo kërkesë dhe në çdo kohë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.