DYLON

Pas takimit deklarohet PDK-ja

Pas takimit deklarohet PDK-ja
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të PDK-së së Gjilanit morën pjesë në takimin e përbashkët me subjektet tjera politike, të ftuar nga kryesuesi i Kuvnedit Komunal të Gjilanit,  lidhur me çështje e buxhetit, përkatësisht “miratimit të buxhetit komunal për vitin 2025”.

Pas këtij takimi, Zyra për Informim e Degës së PDK-së, në Gjilan doli me komunikatë.

EkoHigjiena

Ja komunikata e plotë:

Me ftesën e kryesuesit të Kuvendit Komunal z.Kushtrim Kadriu, kryetari i PDK-së në Gjilan z. Riad Rashiti bashkë me shefin e asambleistëve z.Bujar Nevzadi, morën pjesë në takimin e përbashkët me subjektet tjera politike, me të vetmin motiv- miratimi i buxhetit komunal për vitin 2025.

Z. Rashiti, paraqiti qëndrimet e qarta të PDK-së, që janë aspektet ligjore dhe procedurale në interes të projekteve zhvillimore për komunën.

Njoftojmë opinionin publik, që vullneti jonë politik siç ka qenë në të kaluarën është edhe tash, zhvillimi, integrimi e fuqizimi i komunës në çdo sektor.

Prandaj, opozita nuk e ka as edhe një barrë të ngecjes e dështimit të kësaj qeverisje.

Edhe ne, si të gjithë akterët e tjerë tashmë përgjigjen po e presim nga Kryetari i Komunës, dhe partia e tij, sepse siç u shpreh në takim i pari i Komunës, miratimi për çështjet, kërkesat tona ligjore, duhet të kaloj në selinë e partisë së VV-së.

Të nderuar qytetarë, për hir të së vërtetës, ju informojmë, që kërkesat nga ne si subjekt politik të bëra ditë me parë, e të cilat janë dokumente zyrtare të Komunës, z. Hyseni, i prezentoi në takim, por nuk i ndau me ne. Si rrjedhojë edhe për ato dokumente po kërkohet miratimi i kryesisë së LVV-së!

Pra, në vazhimësi PDK-ja vazhdon të mbetet konstruktive, në interes të çdo qytetari të Komunës.

Zyra për Informim
Dega e PDK-së Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.