DYLON

Pas stuhisë, Komuna e Vitisë u bën thirrje qytetarëve të raportojnë dëmet

Pas stuhisë, Komuna e Vitisë u bën thirrje qytetarëve të raportojnë dëmet
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë njofton të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme si pasojë e stuhisë së fundit se, me vendim të Kryetarit të Komunës, është funksionalizuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore, i cili do të bëjë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.

Ftohen të gjithë qytetarët, ekonomitë familjare, bizneset dhe subjektet e tjera që kanë pësuar dëme në shtëpi, objekte përcjellëse, prodhime bujqësore apo prona të tjera, që sa më parë të paraqesin rastet e tyre, në mënyrë që komisioni të dalë në terren dhe të kryejë vlerësimin sipas procedurave ligjore.

EkoHigjiena

Për paraqitjen e dëmeve dhe informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë anëtarët e komisionit në këta numra të telefonit:

* Mustafë Islami – 044 616 098

* Xhelal Musa – 045 805 511

* Avni Misini – 044 249 910

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të zhvillohet në mënyrë profesionale, transparente dhe sa më efikase, me qëllim që të krijohen kushtet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë institucional, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.