DYLON

Pas seancës – ja deklarata e përbashkët

Avatar photo Redaksia

-Koalicioni VLAN, përmes përfaqësueses së tyre, deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu ka lëshuar një deklaratë të përbashkët rreth zgjidhjes së ngërçit politik. VLAN-i përmes deklaratës ka kërkuar që sa më shpejt të krijohen institucionet përmes shumicës parlamentare.

“Ne deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që përfaqësojmë shumicën parlamentare, të shqetësuar me situatën politike e krijuar nga bllokada e PDK-së dhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, duke kuptuar se duhet të krijohen institucionet, duke pasur praktikat më të mira parlamentare, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se deputetët janë të lirë të veprojnë, ne angazhohemi si në vijim: 1.Konstituim sa më të shpejt të institucioneve shtetërore; si dhe 2. Zgjidhje përmes shumicës parlamentare, e cila kërkohet për të krijuar këto institucione”, shkruan në deklaratën e përbashkët e VLAN-it, të cilën e lexoi deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu.

EkoHigjiena

Ajo më tej bëri të ditur se nëse kryesuesja e kuvendit, Flora Brovina, nuk e thërret seancën për konstituimin e institucioneve, VLAN do të veprojë njëjtë sikurse sot.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.