DYLON

Pas reshjeve të shiut, Gjilani intervenon në disa lokalitete

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ Reshjet e pandërera të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit e fshatra, ndërsa Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe për Mbrojtje dhe Shpëtim është vazhdimisht në terren për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se gjatë ditës së sotme është intervenuar nëfshatin KuvcëeEpërme, ku situata ka qenë më e veshtirë për shkak të daljes nga shtrati i prockës, meqë rast kanë arritur ta evitojnë problemin.

EkoHigjiena

Ai tha se është intervenuar poashtu edhe nërrugën e Bujanocit tek objekti i gjykatës, në pjesën e poshtme të lagjës “Reshat Ymeri”, pastaj në fshatin Shillovëi banuar nga komunitetit serb më saktësisht te shkolla e fshatit, në Livoq të Poshtëm etj.

Drejtori Sokol Haziri tha se pas intervenimeve të Komunës dhe pas gatishmërisë së kompanisë “Magjistralja”, e cila ka vënë në dispozicion resurset e veta falas, gjendja për momentin është stabilizuar.

Komuna e Gjilanit apelon tek qytetarët që për çdo problem që iu shfaqet si pasojë e reshjeve të shiut të lajmërohen në numrat emergjent dhe do t’u dalë në ndihmë me të gjitha kapacitetet e saj./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.