Pas Republikanëve, vazhdon mbështetja për Lutfi Hazirin edhe nga ADK-ja

Gjilan – (2LONLINE) – Dega e Alternativës Demokratike të Kosovës në Gjilan, konfirmon  vendimin që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit do të mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, tha Neshat Rexhepi.

Përmes kësaj deklarate, Kryetari i Degës së  Alternativës Demokratike të Kosovës në Gjilan, Neshat Rexhepi, konfirmon vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për z.Lufti Haziri, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

Për Alternativën Demokratike të Kosovës në Gjilan, nga sot Haziri është përfaqësues edhe i Alternativës Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit.

Vota e çdo anëtari të Alternativës Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan,  nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z.Lutfi Haziri, i cili me datë 1 Dhjetor 2013, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit, tha kryetari Degës për Gjilan, Neshat Rexhepi. /2lonline/

KOMENTE