(2LONLINE) – Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Rrustem Berisha, ka thënë se janë shumë krenar që kanë pasur fatin ta kemi një hero, një strateg, një ushtarak sikurse ishte Agim Ramadani.
“Është ndjenjë e përzier sepse emocionet janë të njejta sikur më herët. Por, çdo herë krenaria është gjithmonë më e madhe se sa dhimbja. Ne jemi shumë krenar që kemi pasur fatin ta kemi një hero, një strateg, një ushtarak sikurse ishte Agim Ramadani i cili, pothuajse gjithçka që lidhet me Kosharen, prej zanafillës së strukturës së Brigadës e deri në përfundim, lidhet me emrin e tij. E di se shumë luftëtarë edhe gjatë betejës kanë qenë të lidhur me Agimin, e edhe pas rënies së Agimit pothuajse ishte betimi i dytë i ushtarëve aty ku u derdh gjaku i tij”, ka thënë Berisha. /2lonline/