DYLON

Pas raportimeve për hedhjen e mbeturinave intervenon NPL “Tregu” duke pastruar hapësirat e degraduara

Pas raportimeve për hedhjen e mbeturinave intervenon NPL “Tregu” duke pastruar hapësirat e degraduara
Avatar photo Redaksia

“Pas njoftimit nga qytetarët se në këtë pjesë ka filluar hedhja e mbeturinave, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike të NPL “Tregu” Sh.A kanë intervenuar në terren, në zonën jashtë varrezave të qytetit dhe në hyrjet kryesore të këtij lokacioni”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje.

Sipas drejtuesve të kësaj Ndërmarrjes Publike Lokale Tregu, ky aktivitet është pjesë e angazhimit të tyre të përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe respektimin e vendeve me rëndësi të veçantë për komunitetin.

EkoHigjiena

“Ftojmë qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke treguar kujdes ndaj mjedisit të përbashkët”, thuhet në fund të njoftimit të NPL “ Tregu”, Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.