Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi
Fakulteti i Edukimit organizoi një ceremoni solemne me rastin e pensionimit të Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqit, njëherësh Ushtruese e Detyrës së Dekanes së Fakultetit të Edukimit, duke nderuar kontributin e saj shumëvjeçar në arsimin e lartë dhe në zhvillimin e fakultetit.
Në emër të Universitetit, të pranishmit i përshëndeti Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, i cili shprehu mirënjohjen për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e Profesoreshes Nerxhivane Krasniqi, gjatë karrierës së saj akademike dhe institucionale.
Në fjalën e saj, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi falënderoi kolegët, bashkëpunëtorët dhe studentët për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite, duke theksuar se rrugëtimi i saj profesional në Universitet do të mbetet një ndër përvojat më të vlefshme të jetës së saj.
Gjatë ceremonisë u theksua gjithashtu kontributi i Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqit në organet drejtuese të Universitetit, ku ajo ka shërbyer si anëtare e Këshillit Drejtues nga viti 2021 gjatë një mandatit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin institucional.
Stafit akademik dhe administrativ i Fakultetit të Edukimit, shprehën fjalë vlerësimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin shumëvjeçar, ndërsa profesoreshës iu uruan shëndet, mbarësi dhe suksese në këtë etapë të re të jetës. /2LONLINE/
