DYLON

Pas një operacioni të suksesshëm, Dr Guda vlerëson lartë punën e ekipit mjekësor dhe përkushtimin e tyre

Pas një operacioni të suksesshëm, Dr Guda vlerëson lartë punën e ekipit mjekësor dhe përkushtimin e tyre
Avatar photo Redaksia

Pas operacionit të rrallë të para dy javëve, në u realizua edhe një ndërhyrje tjetër shumë komplekse që nuk ishte kryer më parë në këtë spital. Kardiologu Dr. Besim Guda, përmes një postimi  në profilin e tij, vlerëson punën e ekipit mjekësor dhe përkushtimin e tyre. “Thonë se të mirat vijnë ngadalë dhe një nga një! Si duket këtë fat e ka edhe Reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit”, shkruan në profilin e tij, Dr Besim Guda.

Postimi i plotë i kardiologut Guda:

EkoHigjiena

Thonë se të mirat vijnë ngadalë dhe një nga një ! Si duket këtë fat e ka edhe reparti i kirurgjisë në SP të Gjilanit.

Pas një operacioni të suksesshëm të para dy jave , të heqjes së një tumori , tash i erdhi radha edhe një operacioni mjaft kompleks të një resekcioni submucosal i tumorit me gastrotomi-hapje lukthit.

Kishim të bëjmë me një tumor duodenal , gjakderdhjes me displazion të lartë. Ekipa e kirurgëve pas kompletimit të analizave laboratorike dhe ekzaminimeve imazherike vendosi të fus në sallë pacienten dhe të njëjtën ta operoj me shumë sukses.

Ekipa operatore në krye me dr. Arber Morina operator kryesor dhe operatorët sekondar Dr. Kushtrim Qerimi , dr. Alban Bislimaj , dr. Vlore Demolli , me ekipin e anesteziologëve dr. Sullatn Sylejmani dhe dr. Daut Haliti dhe personelit infermieror , Fatijona, Liridoni, Teuta dhe Majlinda pas një pune të gjatë e të lodhshme arrijnë të largojnë tumorin nga pacientja dhe të përfundojnë me sukses një operacion që nuk është punuar më herët në SP të Gjilanit.

Ky dhe operacionet e më hershme në repartin e kirurgjisë në spitalin tonë , janë një ugur i mirë për të ardhmen e kirurgjisë në Anamoravë.

Këtyre djemve dhe vajzave të reja e shumë ambicioz u nevojitet mbështetja institucionale dhe falënderimi njerëzor për punën që po e bëjnë.

Ju lum[shin duart!