DYLON

Pas më shumë se 50 viteve, zëvendësohen gypat e azbestit

Pas më shumë se 50 viteve, zëvendësohen gypat e azbestit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës pas më shumë se 50 viteve ka bërë zëvendësimin e gypave të Azbestit në lagjen Malësia, Iliria dhe në Berivojcë.

I pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, e ka konsideruar si lajm tejet të mirë ndërrimin e gypave duke thënë se ky problem i kahmotshëm për banorët e Kamenicës e tejet i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve tani po merr fund.

“Lajm tejet i mirë për komunën tone. Pas më shumë se 50 viteve, tani po bëjmë zëvendësimin e gypave të Azbestit në lagjen Malësia, Iliria e në Berivojcë. Ky problem i kahmotshëm për banorët e Kamenicës e tejet i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve tanë, tani po merr fund. Sipas këtij projekti që ka vlerën rreth 224 mijë euro, përfshihen edhe kyçjet e rrugëve e shtëpive që ndodhen në këto lokalitete”, ka thënë Kastrati

EkoHigjiena

Kryetari Kastrati ka thënë se ky projekt është i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe ajo e Kosovës.

“Falënderoj drejtorin e Hidromoravës, njësia në Kamenicë, Sherif Thaçin, gjithë zyrtarët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe CDI-në, për gjithë angazhimin në këtë projekt tejet të rëndësishëm për komunën tonë. Urime të gjithëve, kurse ne vazhdojmë me punë”, ka thënë ai.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha, ka thënë se ky projekt është shumë me rëndësi pasi që siguron kualitet në furnizimin me ujë të pijes.

“Ndërrimi i gypave të azbestit në Lagjen Malësia, Iliria dhe Berivojcë, është projekt me shumë rëndësi, pasi që siguron kualitet në furnizimin me ujë të pijes. Ka qenë problem i kamotshëm në këto lagje furnizimi me ujë, ku kemi pasur probleme të shpeshta nga pëlcitja e gypave, probleme këto që kanë shkaktuar edhe dëmtimin e infrastrukturës rrugore. Me përfundimin e këtij projekti, rritet kualiteti i shërbimit dhe gjithashtu ruajtja e infrastrukturës”, ka thënë ai.

Gypat janë ndërruar në lagjen Malësia në rrugët “Dëshmorët e Kombit” dhe “Besnik Marovca”, në lagjen Iliria në rrugën “Adem Jashari”, në Berivojcë në rrugën “Bajram Curri”. Shtrirja e këtyre gypave është rreth 4900 m. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.