/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Novobërdë dy grupe te rinjsh, pas një ndeshje futbolli, janë rrahur ne mes veti, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime te trupore, ku njëri merr lëndime të rënda dhe dërgohet për tretman mjekësor.
Sipas raportit policor, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar disa mjete te forta –shkopinj të drurit dhe të metalit që dyshohet se janë përdorë në këtë rrahje mes të rinjsh.
Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar, i mitur, në prezencën e prindit, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi se është i dyshuari i rastit.
Me urdhër te prokurorit rasti vazhdon ne procedure te rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/