Pas ISIS-it, Kisha Ortodokse Serbe nxitësja kryesore e dhunës mbi baza fetare dhe etnike

Pas ISIS-it, Kisha Ortodokse Serbe nxitësja kryesore e dhunës mbi baza fetare dhe etnike

Përgjithësisht, deklaratat e klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe, veçanërisht ato të patriarkut janë deklarata që përhapin urrejtje dhe nxitje për dhunë në drejtim të shqiptarëve. Është e dëshmuar historikisht se Kisha ortodokse Serbe ka qenë vegla kryesore nxitëse e dhunës kundër jo serbëve së paku për 150 vitet e shkuara.

Shkruan: Fadil Kajtazi

Ajo ishte inspirimi kryesor i çetave çetnike për kryerjen e masakrave kundër popujve të Ballkanit, veçanërisht kundër shqiptarëve. Është i njohur fakti se edhe popët serb kanë qenë pjesë e këtyre qetave. Doktrina serbe mbi shfarosjen e shqiptarëve bazën e ka te inspirimi që Kisha Ortodokse Serbe ka bërë te turmat serbe të cilat pastaj politika i përdori si instrumente për të kryer krime të llahtarshme kundër shqiptarëve.

Deklarata e fundit, e Patriarkut Irinej, e bërë në Pejë, në zemër të Republikës së Kosovës është modifikuar të jetë diplomatike, por që mesazhi t’ju dërgohet i qartë shqiptarëve së serbët të jargosur e mbajnë të zhveshur shpatën dhe janë në pritje të veprojnë. Kjo deklaratë pason atë që Patriarku Irinej e bëri gjatë qëndrimit të tij në Nish, më 03.11.2015, ku deklaron: “Të gjithë jemi të obliguar të gremë zërin në mbrojtje të Kosovës dhe Metohisë. Nëse vjen te dhuna, duhet t’i bëjmë të gjitha që me dëshirë apo me dhunë që atë ta kthejmë”.

S’ka dyshim se këto deklarata përhapin urrejtje në drejtim të shqiptarëve, janë shoviniste dhe ekstremiste siç është vet Irinej, këto deklarata më së paku janë në shërbim të fesë e më së shumti në shërbim të Satanës, të cilit i shërben Irinej, prandaj, ekstremizmi prodhon ekstremizëm, dhe rrjedhimisht destabilizim.

Shteti duhet t’i denoncoj këto deklarata para bashkësisë ndërkombëtare, përmes kanaleve diplomatike, gjatë raportit që bëhet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB, në mënyrë që nëse vije deri te ndonjë destabilizim në shkallë të gjerë, sikurse ai i marsit të vitit 2004, Kosova të ketë paraprakisht të identifikuar shkaktarin e inicimit të destabilizimit.

Strategjia serbe për të përfituar nga krizat në shkallë të gjerë është aktuale dhe, një kombinim sikurse ai i atentatit të Sarajevës të vitit 1914 mbetet adut potencial. Rasti i vrasjes së OliverIvanoviqit mund të merret si një tentativë.

Prandaj, institucionet relevante të Republikës së Kosovës duhet të ofrojnë prova para bashkësisë ndërkombëtare që Kisha serbe, dhe objektet e saja në Kosovë janë burimi kryesor i përhapjes së urrejtjes ndëretnike.

Këto prova janë të bollshme, mjafton që shteti të ketë vullnet për të gjetur dije që këto prova t’i grumbulloj, sistemoj dhe kanalizoj në drejtimin e duhur.

Në funksion të kësaj, shteti duhet të reagoj shpejt, sa nuk është bërë vonë. E para që duhet të bëj është krijimi i një agjencie të posaçme inteligjente e cila objektiv duhet të ketë zbulimin dhe dokumentimin e aktivitetit subversiv në drejtim të Kosovës që ushtron Kisha Ortodoks Serbe.

Ky institucion i posaçëm do të jetë mekanizmi i cili do të mbaj nën kontroll këtë aktivitetin i cili nëse nuk kontrollohet do të jetë burim i trazimit të Ballkanit.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE