DYLON

Pas heqjes së termit gjenocid, Qeveria pranon draft-ligjin për Specialen

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë në mbledhjen e Qeverise se kanë aprovuar ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës për t’i hapur rrugë votimit të Speciales në Kuvend. “Ne kemi aprovuar si qeveri ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës. Ligji për dhomat e veçanta është si rrjedhoje e letërkëmbimit të Presidentes me baroneshën Eshton gjatë vitit të kaluar. As ndryshimet kushtetuese as ky ligj nuk ka të bëjë fare me kontestimin e luftës së UÇK-së”, ka thënë Mustafa raporton Indeksonline.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se pas heqjes së termit gjenocid qeveria pranon draft ligjin.

EkoHigjiena

“Pas tërheqjes së termit gjenocid, ne si qeveri e pranojmë këtë informatë. Duke marrë parasysh kultivimin e raporteve tona me BE-në dhe SHBA-të, mendoj se tërheqja e termit gjenocid, dhe gatishmëria e themelimit të kësaj gjykate, mendoj se ky projektligj e lehtëson punën për votim nga ana e deputetëve”, ka thënë Thaçi.

Kabineti njëzëri ka votuar projekt ligjin që i dërgohet Kuvendit për ta votuar.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=167145

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.