DYLON

Pas dy rasteve tragjike në Livoç e Pogragjë, reagon kryetari i komunës, do të ftojë mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Pas dy rasteve tragjike në Livoç e Pogragjë, reagon kryetari i komunës, do të ftojë mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Redaksia

Pas dy rasteve tragjike, vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten në Livoç të Ultë dhe sonte, vrasja e një të riut në Pogragjë të Gjilanit, ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili, për të adresuar këtë gjendje, nesër në mëngjes ka thënë se do të thërret një mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

“Së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe të gjitha organet e rendit dhe të ligjit, do të koordinojmë hapat e menjëhershëm për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në çdo pjesë të komunës sonë”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Ja reagim i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike. Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës.

Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këto dy ngjarje, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Për të adresuar këtë gjendje, nesër në mëngjes do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. Së bashku me udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe të gjitha organet e rendit dhe të ligjit, do të koordinojmë hapat e menjëhershëm për të garantuar rendin publik dhe sigurinë në çdo pjesë të komunës sonë.

Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë është prioriteti ynë kryesor institucional. Komuna e Gjilanit do të përdorë të gjitha kompetencat e saj për të bashkëpunuar me organet e sigurisë në menaxhimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

I ftoj të gjithë qytetarët për maturi, qetësi dhe bashkëpunim të plotë me organet e rendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.