DYLON

Pas dorëheqjes së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, reagon edhe Vetëvendosje e Gjilanit

Pas dorëheqjes së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, reagon edhe Vetëvendosje e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pas dorëheqjes së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, reagon përmes një komunikate edhe Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

Ja reagimi plotë:

EkoHigjiena

Pas dorëheqjes së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, lajmi kryesor nuk ishte as dorëheqja e saj, as bllokimi i buxhetit për shtatë muaj, e as pengesat dhe bojkoti i vazhdueshëm ndaj një qeverisjeje të ndershme. Për më tepër, lajmi përfshinte edhe sulmet ndaj qeverisjes dhe Kryetarit të Komunës.

Megjithatë, në titujt e mediave dhe portaleve të njëanshme, theksi u vu tek një pretendim i pavërtetë: “Aktivistët e VV-së i thyejnë derën e zyrës së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa.”

Kjo situatë kërkon dy sqarime të rëndësishme:

1. Lajmi është i pavërtetë. Asnjë aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka qenë dhe nuk është i punësuar në këtë drejtori. Prandaj, kjo është një tendencë e qartë për të sulmuar Lëvizjen dhe për të shpërqendruar opinionin publik nga problemet e vërteta.

2. Pretendimi për hapjen e zyrës do të vërtetohet së shpejti. Drejtoresha pretendon se zyra e saj është hapur pa leje, ndonëse ajo ishte e mbyllur. Ne nuk besojmë se ndonjë zyrtar i administratës komunale do të kryente një veprim të tillë. E vërteta do të dalë shpejt në pah.

Së fundi, duhet të kuptohet se raportet personale dhe kolegiale nuk mund të krijohen apo të përmirësohen nga të tjerët, por janë rezultat i qasjes dhe sjelljes individuale. Fatkeqësisht, marrëdhëniet ndërpersonale brenda kësaj drejtorie kanë qenë problematike që nga shkarkimi i drejtorit të parë. Pavarësisht kësaj, harmonia mes stafit është në nivel të lartë dhe ne kemi besim të plotë në profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Kritikat që vijnë nga ata që manipulojnë vullnetin e popullit – njerëz që vetëm brenda katër viteve të mandatit të tyre (2017-2021) kishin katër drejtorë dhe përfunduan me dhjetë aktakuza – nuk janë as të besueshme për publikun, e as për ta vetë. Ata abuzuan jo vetëm me paranë publike, por edhe falën e humbën tokën e larë me gjak.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të lartë dhe me ndershmëri e përulësi, për t’u shërbyer qytetarëve të Gjilanit. Projektet tona, investimet në Gjilan, mbështetjen e madhe të qeverisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë e shpërqëndrojë askush, pavarësisht sa provoni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.