DYLON

Pas dorëheqjes së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa deklarohet edhe i pari i komunës së Gjilanit

Pas dorëheqjes së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa deklarohet edhe i pari i komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Pas dorëheqjes së parevokueshme të Herolinda Murati Leka, drejtoreshë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, dhe reagimeve të mëpastajme të opozitës në Gjilan, tani është deklaruar edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ja deklarata e tij e plotë:

EkoHigjiena

Siç është bërë tashmë e ditur, sot kam pranuar dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet.

Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura dhe i kam ndjekur me vëmendje të gjitha akuzat e bëra publike. Meqenëse organet e rendit janë të njoftuara dhe po trajtojnë këtë çështje, presim që e vërteta të përcaktohet përmes proceseve ligjore dhe vendimeve përkatëse.

Unë refuzoj që të komunikoj me gjuhën e njëjtë, sepse besoj te faktet dhe te e vërteta të cilën e kanë parasysh të gjitha palët, pavarësisht se si e proklamojnë.

Si kryetar i komunës, siguroj qytetarët se institucioni ka funksionuar dhe do të vazhdojë të funksionojë me transparencë dhe profesionalizëm. Askush nuk ka pasur qasje të paautorizuar në një zyrë kaq të ndjeshme, e aq më pak ndonjë aktivist i Lëvizjes.

Përgjatë javëve të fundit, fokusi im kryesor ka qenë siguria e një menaxhimi të drejtë dhe të përgjegjshëm të buxhetit komunal, i cili tashmë është votuar dhe do të shërbejë për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë.

Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.