DYLON

Pas 46 vitesh shërbim, pensionohet infermierja Suzana Rexhepi

Pas 46 vitesh shërbim, pensionohet infermierja Suzana Rexhepi
Avatar photo Redaksia

Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar prej 46 vitesh në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, infermierja Suzana Rexhepi ka përmbyllur me nder rrugëtimin e saj profesional, duke u pensionuar.

QKMF njofton se gjatë gjithë veprimtarisë së saj, znj. Rexhepi u dallua për profesionalizëm, përkushtim, humanizëm dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj pacientëve, duke dhënë një kontribut të çmuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në forcimin e kujdesit parësor shëndetësor në komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Me rastin e pensionimit, kolegët dhe stafi i QKMF-së shprehin mirënjohjen më të thellë për punën, angazhimin dhe kontributin e saj ndër vite, duke i uruar shëndet të mirë, lumturi dhe shumë gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.

“Faleminderit për 46 vite shërbim me përkushtim ndaj qytetarëve! Ju urojmë pensionim të mbarë dhe ditë të mbushura me shëndet, qetësi e lumturi”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.