DYLON

Pas 27 vitesh shërbim pensionohet infermieri Ibrahim Robelli

Pas 27 vitesh shërbim pensionohet infermieri Ibrahim Robelli
Avatar photo Redaksia

Pas 27 vitesh shërbim të përkushtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, infermieri Ibrahim Robelli, ditë më parë, ka përmbyllur me nder rrugëtimin e tij profesional, duke u pensionuar.

Sipas QKMF-së, gjatë gjithë karrierës së tij, ai u dallua për profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim ndaj pacientëve, duke qenë gjithmonë një koleg i respektuar dhe një mbështetje e çmuar për stafin shëndetësor.

EkoHigjiena

Me rastin e pensionimit, menaxhmenti dhe stafi i QKMF-së shprehin mirënjohjen e thellë për kontributin e tij të vyer ndër vite dhe i urojnë shëndet të mirë, lumturi, qetësi dhe një pension të mbushur me gëzim pranë familjes dhe më të dashurve.

“Faleminderit, z. Ibrahim Robelli, për 27 vite shërbim me profesionalizëm dhe përkushtim. Pensionim të mbarë!”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.