DYLON

Pas 22 vitesh e bllokuar, hapet një rrugë në fshatin Karaçevë e Epërme

Pas 22 vitesh e bllokuar, hapet një rrugë në fshatin Karaçevë e Epërme
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojte dhe Shpëtim, e Komunës së Kamenicës,  pas intervenimeve të bëra në rrugën e fshatit Karaçevë e Epërme, përkatësisht tek vendi i quajtur “Te grosha”, ka hapur këtë rrugë pas 22 vitesh.

Në këtë vend më 11 maj 1999, nga ushtria serbe, u patën privuar nga jeta Ramadan Latifaj dhe Mehmet Sabedinaj, dy civilë të fshatit Hogosht.

EkoHigjiena

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime, Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati, u shpreh i lumtur që kanë arritur të intervenojnë në këtë rrugë.

“Pas 22 vitesh po e hapim këtë rrugë e cila ka qenë e bllokuar, dhe pikërisht këtu ku u vranë dy civil nga ushtria serbe. Tani familjarët e tyre mund të dalin që t’i kujtojnë ata. Ne jemi duke u angazhuar që të përmbushim kërkesat e qytetarëve tanë”, u shpreh ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.