Pas 15 vitesh pune të palodhshme dhe sistematike, pensionohet Rexhep Ibrahimi
Për nder të pensionimit të punëtorit, Rexhep Ibrahimi- Përkthyes Shqip-Serbisht dhe anasjelltas , Brikenë Ramabaja Drejtoreshë e Drejtorisë e Administratës së Përgjithshme, ka ndarë mirënjohje në emër të Kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, në shenjë respekti për punën e bërë në administratën komunale.
Fillimisht, Drejtoresha e DAP-së Bikenë Ramabaja, ka folur për punën dhe angazhimin e deritanishëm të pandalshëm të punëtorit Rexhep Ibrahimi, duke e falënderuar për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin me të gjitha zyret dhe drejtoritë e komunës.
“Është kënaqësi dhe krenari kur dikush pensionohet duke e gëzuar respektin e të gjithëve, vështirë se do të gjejmë zëvendësim”, tha Ramabaja.
Ndërsa, Rexhep Ibrahimi, duke kujtuar vitet që ka punuar në komunë, ka falënderuar të gjithë zyratarët komunal për bashkëpunimin në punë, gjatë gjithë këtyre viteve..
Rexhep Ibrahimi, ishte punëtor në komunë nga data 15.09. 2005 deri më 05.03.2020.