DYLON

Partneriteti FSK-IOWA

Partneriteti FSK-IOWA
Avatar photo Redaksia

Sipas Udhëzimeve nga komandantit të FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Gjeneral major Stephen E. Osborn  Garda IOWA, dhe në kuadër të Partneritetit në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s për një javë është realizuar punëtoria  e përbashkët për dizajnimin e planit të trajnimit dhe aktiviteteve të përbashkëta për 3 vitet e ardhshme, sipas linjave të përpjekjeve, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Punëtoria e organizuar  është realizuar nga stafet të dy forcave nën udhëheqjen nga Departamenti i Operacioneve dhe Trajnimeve të ( G3/7 SHPFSK dhe J3 IOWA), duke vendosur kështu një agjendë për realizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta, trajnuese, edukuese në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e partneritetet që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

EkoHigjiena

Në përmbyllje të punëtorisë është realizuar edhe brifingu përmbyllës për Shefin e Stafit të SHP, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, me këtë raste gjeneral Qeriqi shprehu falënderimet për punën e palodhshme që po bëjnë SHBA në funksion të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit për ketë aktivitet, punën dhe angazhimin e tyre me përkushtim të lartë gjatë gjithë javës, si dhe theksoi rendësin e madhe të këtij planifikimi tre vjeçare për zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve te FSK- së në përmbushje të misionit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.