DYLON

Partneritet i fortë dhe miqësi e qëndrueshme mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së

Partneritet i fortë dhe miqësi e qëndrueshme mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend HoxhaL ka pritur sot në një takim njoftues Atasheun e ri Ligjor të FBI-së, Brendan Collins, i cili mbulon Kosovën me seli në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë vizitë, z. Collins ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të FBI-së nga Sofja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

EkoHigjiena

Drejtori i Përgjithshëm e falënderoi z. Collins për vizitën e tij në Policinë e Kosovës dhe i uroi suksese në pozitën e re si Atashe Ligjor i FBI-së.

Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së.

Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se ky bashkëpunim ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të forcuar më tej këtë partneritet në të ardhmen.

Theks i veçantë u vu mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera me interes të përbashkët.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetet ndërkombëtare në funksion të sigurisë së qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.