Partitë politike të reflektojnë
(2L ONLINE) – Gjendja politike në Kosovë duhet që sa më shpejtë të arrijë një zgjidhje çfarëdo qofte ajo. Partitë Politike në Kosovë duhet të reflektojnë dhe ta shohin se çfarë kaosi kanë shkaktuar në 4 muajt e fundit.
Shkruan: Arbër RAMA
Kosova mbajti zgjedhjet me te mira paslufte dhe rezultatet ishin si ishin PDK doli fituese. Mirëpo LAN tashmë i konvertuar në VLAN arriti që të shuaj sharjet, inatet dhe problemet qe kishin mes vete: LDK dha postin e kryeministrit, NISMA beri një hap falso, Vetëvendosje tradhtoi elektoratin dhe parimet, kurse fituesi me i madh doli Ramush Haradinaj, i cili, muaj më parë quhej edhe “zoti i haraçit” nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pra, kemi ardhur në një pozicion kaotik ku PDK është fituese, BLLOKU opozitar është bashkuar vetëm për qellim të rrëzimit të Hashim Thaçit, përkundër besimit qe ja dha sovrani dhe në anën tjetër Gjykata Kushtetuese e cila është bërë derë e përditshme e secilit subjekt, por që në realitet i dha të drejtën PDK-së, me plotë të drejtë për mandatimin e Kryeparlamentarit.
Lista Srpska deri para 3 ditësh kishte fjalën kyçe në Kosovë ku arriti ta shtyej madje edhe seancën konstituive për disa konsulta me Beogradin. Tani jemi futur ne pjesën ku ndyrësia e lojës politike nuk ka fillim e as fund.
Unë si qytetar i thjeshtë bëjë thirrje për reflektim të situatës kaotike që po ndodh në vendin tonë: shumë biznese të falimentuara, shtrenjtimi i energjisë elektrike etj.
Dikush duhet te digjet ne kete loje ose duhet te digjen 2 palet duke shkuar ne zgjedhje te jashtzakonshme te ndara ne 3 grupe :
1. PDK-AKR-PD-LB-PSHDK-PK
2. LDK AAK NISMA
3. VV
4. PAKICAT
Dhe nga rezultati i dale te formohen sa me shpejte institucionet !!
Mirëpo si qytetar i thjeshte jo si antëar i Partisë më të madhe në vend, për të mirën e shtetit do të ishte një sakrificë, por që do të e fuqizonte në maksimum Partinë Demokratike të Kosovës dalja në opozitë duke treguar që nuk jemi të etur për pushtet e as karrige sepse ato na i beson populli në çdo moment, në çdo kohë që do të ketë zgjedhje PDK do të dalë fituese, sidomos nëse pranon shkuarjen në opozitë.
Dhe, qeveria e 4-shes së humbur nuk do ishte e shëndetshme gjithashtu për popullin pasi nuk do të ishte me e qëndrueshme se 2 vjet, me këtë do të tregonin dobësinë e tyre për të qeverisur së bashku dhe do ta fuqizonin edhe me tutje PDK-në për zgjedhjet tjera.
Po ashtu, deri me sot ata nuk kanë as edhe një ide më të vogël se si do të qeverisin me vendin, çfarë programi, kur dihet se programi i AAK-së ka marrë vetëm 9% nuk kanë punuar asgjë për hartimin e një programi të përbashkët, të paktën qytetarët nuk janë të informuar. Gjithçka çfarë dinë Blloku VLAN është rrëzimi i Hashim Thaçit nga pushteti, gjë e cila përmes zgjedhjeve është një mision i pamundur për ta. /2L ONLINE/
(autori është student. Anëtar i RDK-së, Dega Gjilan)
