Edhe pse me 8 Qershor do të votohet tash më aspak askënd nuk e qon peshë një ditë e tillë pasi është një ditë e zakonshme për dikë duke pushuar në ndonjë plazh, për dike që e ka zërë gjumi në një qoshe, e dikë t’u e prit peshkun në grep.
Tash më është bërë një ditë e rëndomtë që nuk ngjall ndonjë ndjenjë pasi që këto ndodhi njerëzit i mendojnë si përditshme, gjer sa partitë politike s’duket asgjë risi veç se kanë kaluar në System Restore duke zgjedhur datën e njëjte dhe jo aq me tepër të bëjnë ndryshime në programet e tyre me të njëjtit kandidatë që në shumë mandate na përsëriten tek tuk me ndonjë te ri i cili medoemos duhet te ketë emër të madh, të jetë i pasur, por bën edhe biznesmen.
Politika e njëjte e cila u përcjell për katër vite rresht me premtime, ide e fjalë të mëdha gjer në marrjen e votës me fushata elektorale me pare e popullit dhe me një ekonomi të bujshme sa qe me një rrogë mesatare prej 300 euro s’mund ti paguash obligimet komunale, dhe gjithnjë njerëzit duke menduar si të ikin nga ky vend, besoj se kjo ishte një fushate me e madhe për te menduar politikanët tanë të famshëm.
Ashtu fjalë mëdha e punë askund, rrugë që u shtrinë anë e mbanë këtij vendi gjer sa ikën miliona e miliona në rrugë, mbrapa shoqërisë rendon ende sëmundjet e rënda të pashërueshme, kërkesa për ndihme për shërim jashtë vendit nëpër rrjetet social, njerëz pa kulm mbi kokë, e një shëndetësi mjerime kur pacienti duhet të blej edhe shiringën, e mos ma keq edhe në spital të dërgoj qarqafet se edhe ato nganjëherë mungojnë, duke mos llogaritur edhe pamundësinë e blerjes së barnave esenciale nga një pjesë e popullit.
E kur vije koha e fushatës gjithë janë fjalë mëdhenj, si duket edhe patriotizmi rritet aq shumë sa që me duket vetja se po jetoj jo në Kosovë por në një vend të ri Amerikë ta quaj.
Te gjithë kur e ndien erën e mishit vrapojnë pas tij, pasi paga e një deputeti po i zgjedh problemet financiare, për këtë s’ka breng, bëhu opinionistë përqesh dhe më në fund bashkohu me një parti, zgjedhje e lehte, apo je biznesmen nuk e ke vështirë te bëhesh se ti e di ekonominë e tregut, por nëse je këngëtare dhe di të këndosh nëpër fushata e ke të lehtë edhe ti, por kujdes se mund te mos kap edhe ty System Restore.
Dhe kështu do të kalojnë edhe këto zgjedhje me premtime të mëdha siç edhe kaluan këto vite, qa mund të presim nga këto zgjedhje as ma pak as ma shumë të njëjtat gjera që kaluam që 15 vite me përralla te Nastradinit.
Edhe pse fushata kishim çdo dite, si duket kjo nuk ndikoi në popull pasi lojërat politike, lufta për karrige tash me vite na ka bërë imun ndaj gjërave të njëjta andaj askush më s’mund të bindet se në këto zgjedhje do zgjidhet më i miri, po të mendojmë se ky do të ketë shkopin magjik, pasi nëpër lista na sillen njerëzit e njëjtë që s’duan ta lëshojnë karrigen e deputetit për shumë vite, a thua janë gozhduar në to!
Edhe kjo do kaloj, dikush do ta marr po kush, askush ende se dimë por një gjë them gjitha janë një brumë, qoftë bukë, byrek, apo kifle gjitha janë prej një brumi me shije te ndryshme./2lonline/
Agim HAJRIZI