DYLON

“Partia” shpërfaqë abuzimin me pushtet të “kokëzbrazëve’, por edhe riciklimin apo reinkarnimin e tyre në çdo periudhë

“Partia” shpërfaqë abuzimin me pushtet të “kokëzbrazëve’, por edhe riciklimin apo reinkarnimin e tyre në çdo periudhë
Avatar photo Redaksia

Komedia “Partia” shpërfaqë abuzimin me pushtet të “kokëzbrazëve’, por edhe riciklimin apo reinkarnimin e tyre në çdo periudhë kohore.

Sonte në Teatrin e Qytetit të Gjilanit u dha premierë shfaqja “Partia”, me autor Femi Halimi, e me regji nga Bashkim Nexhipi. Luajtën: Kenan Gurgurovci, Qëndrim Kçiku, Gëzim Bucolli dhe Kreshnik Berisha. Muzika: Florim Gagica, skenografia; Robert Masurica, dizajni i dritave: Fatmir Halili, rekuizitat: Suad Berisha, organizator: Raif Haziri, teknika: Haki Aliu, Mejdi Hoti dhe Fehmi Hoti.

EkoHigjiena

Përkundër që situata pandemike e ka goditur çdo segment të jetës, megjithatë dashurinë që gjilanasit e kanë për teatrin nuk e ka zbehur dhe kjo u dëshmua edhe me interesimin e publikut për ta përcjellë këtë shfaqje premierë, kuptohet konform masave që po ndërmerren në angazhimet për parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie, transmeton Portali 2lONLINE.com.

Para artdashësve me një lojë e tekst thumbues u vu në pah dukuria  e abuzimit të skajshëm me pushtet, duke pasqyruar kohën në sistemin ish jugosllav. ku partia ishte mbi të gjitha dhe njerëz të veshur me petkun e pushtetit, për partinë në të cilën besonin dhe në emër të partisë nga ku përfitonin. nuk përtuan të abuzonin skajshmërish deri në atë masë sa nuk kishte asgjë njerëzore në veprimet e tyre karshi të tjerëve, që nuk ishin si ta.

Personazhet personifikonin njerëz të tillë, kokëzbrazë, pa moral, shërbyes të verbër të partisë, të sistemit, që me fuqinë e pushtetit me të cilin ishin veshur tregonin politikën reale e jo atë të proklamuar si e drejtë.

E veçanta e kësaj komedia ishte edhe fundi i saj që vuri në pah riciklimin apo reinkarnimin e sojit të tillë edhe në ditët e sotme, ku përkundër lirisë, demokracisë…, vazhdon të dominojë politika e të fortit, e pushtetit abuziv, e jo politika e të drejtës, politika e interesit qytetar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, pavarësisht niveleve të shfaqjeve që mund të vihen në skenë të teatrove tona, investimi në kulturë, në edukim për këtë fushë, krijimin e artistëve, pastaj sa më shumë tekste nga autorët tanë, drama e inskenime të shfaqjeve, është domosdoshmëri që institucionet përkatëse ta kenë prioritet dhe të mos kursehen në asnjë formë, e mbi të gjitha duke hapur qesen e tyre, për të derdhur sa më shumë mjete në këtë fushë, për të pasur teatro të forta dhe shfaqje që i do dhe i pret publiku, tani më i dëshmuar si artdashës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.