DYLON

Partia Republikane fton subjektet politike për koordinim para zgjedhjeve

Avatar photo Redaksia

Partia Republikane (PR), e cila udhëhiqet nga Nikola Sanduloviq, prej vitit të kaluar ka degën edhe në Bujanoc. Kryetar i kësaj partie në Bujanoc është Avdyl Ramadani, i cili në një deklaratë për portalin Titulli konfirmon se PR do të marrë pjesë në zgjedhje në gjithë nivelet, duke filluar prej lokale deri në ato parlamentare.

Ai thekson se republikanët do të kenë në listë për deputetë republikanë dhjetë kandidatë shqiptarë.

EkoHigjiena

“Ne do të kemi në listë për deputetë dhjetë kandidatë shqiptarë, shtatë nga komuna e Bujanocit, dy nga Presheva dhe një nga Medvegja”, thotë për portalin Titulli.com, Avdyl Ramadani, kryetar i Partisë Republikane në Bujanoc.

Ramadani, njëherit nënkryetar i partisë, konfirmon se edhe ai vetë do të jetë në listën e republikanëve për deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit, Ramadani fton partitë politike për një koordinim ndërmjet veti.

“Lidhur me zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit deri më sot nuk kemi pasur asnjë bisedë më asnjë subjekt politik. Por, apeloj subjektet politike që të koordinohemi ndërmjet veti. Në zgjedhje të gjithë do të dalim vetë, por të koordinohemi në mënyrë që të mos humbasim pushtetin lokal”, thotë Ramadani.

Sipas fjalëve të tij, këto zgjedhje do të jenë shumë të vështira, pasi siç u shpreh ai, kemi njerëz të fshirë nga evidenca.

Ramadani në fund shton se Partia Republikane ka anëtarë dhe simpatizues nga të gjithë komunitetet që jetojnë në komunën e Bujanocit.

shih videon: Titulli

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.