Ne si Parti FJALA e kundërshtojmë emërimin e Zv.Ministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ta ndërpres emërimin e Zv.Ministrave për faktin se përgjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të pasluftës është dëshmuar se asnjë Zv.Ministër nuk ka luajtur rol produktiv në qeveritë e ndryshme, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.
Emërimi i Zv.Ministrave është më shumë për të plotësuar apetitet individuale dhe partiake se sa që është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, dëmtimi dhe varfërimi i madh që i bëhet buxhetit të Republikës së Kosovës me emërimin e Zv. Ministrave është argument që emërimi i tyre është i papranueshëm për ne.
Qeveria duhet të i ofroj qytetarëve të Kosovës punësim meritor dhe përspektivë më të mirë, e jo ti ofroj partnerëve të koalicionit akomodim dhe përfitime individuale e partiake, thuhet në fund të komunikatës.